
Manchester City ka arritur që të zhbllokojë super duelin ndaj Arsenalit që po luhet aktualisht në Etihad. Në minutën e 16-t, Cherki bën gjithçka mirë brenda zonës me lëvizje të shpejta dhe më pas e dërgon topin në kuadrat.
Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati shumë pak sekonda. Pas një rivënie anësore, Havertz vendos nën presion portierin Donnarumma, duke e detyruar që të gabojë duke shënuar golin e barazimit 1-1.
