Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Komisariati nr.3
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagime ndërkombëtare
  • Studentët protestues
  • Erion Braçe
  • Arlind Qori
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Komisariati nr.3
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Reagime ndërkombëtare
  • Studentët protestues
  • Erion Braçe
  • Arlind Qori
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: Stadiumi i ri një tjetër bizhu që i shtohet Tiranës, i rikthejmë shtëpinë Kombëtares

Aktualitet E diel, 20 Tetor 2019 13:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në nëntor Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të rikthehet në shtëpinë e saj në Tiranë, për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare. Pas sheshit “Skënderbej”, Bulevardit të Ri e Pazarit të Ri, një tjetër xhevahir i është shtuar kryeqytetit, stadiumi “Arena Kombëtare”, i cili do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e Kombëtares, por edhe si një qendër e re graviteti social për Tiranën me shumë shërbime dhe argëtim gjatë gjithë javës për qytetarët. Punimet e fundit që gjithçka të jetë gati u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky stadium është një bizhu për Tiranën dhe Shqipërinë.

“Kombëtarja ka shëtitur në disa qytete, ka qenë diçka shumë e mirë sepse ka inkurajuar shpirtin e futbollit edhe në qytetet e tjera, ama shtëpia e vërtetë është Tirana. Por, stadiumi i ri është një bizhu; arkitektët, kolegët e federatës, kolegët ndërtues dhe konstruktorë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 5 orësh
Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Para 5 orësh
Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Para 5 orësh

Veliaj theksoi se ndërtimi i këtij stadiumi modern është prova më e mirë se pavarësisht zërave kritikë dhe skeptikë, me punë dhe vullnet mund të bëhen gjëra të mrekullueshme në Tiranë. “Për të gjithë ata që thonë: Jo more, ne shqiptarët nuk bëhemi, nuk jemi të aftë të realizojmë – ja, kjo është prova! Kur ne bëhemi bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që kjo bizhu t’i vijë Tiranës, por edhe për ata që kanë qenë cinikë edhe skeptikë në fillim. Çfarë ishte për të ruajtur fasada e vjetër e stadiumit, është ruajtur. Por, ama, çfarë ishte kalbur dhe duhej bërë nga e para, është bërë nga e para. Për këdo që më përpara kritikonte Edi Ramën, duke qenë cinik, dyshues, skeptik dhe thoshte se gjëra të tilla nuk bëhen në Tiranë, kjo është prova kokëfortë se në Tiranë mund të bëhen gjëra të mrekullueshme”, tha ai. Kryebashkiaku garantoi qytetarët se sikurse u punua me standarde të larta për stadiumin e kombëtares, edhe Teatri i ri Kombëtar apo Kopshtiu Botanik do të jenë bizhutë e reja të kryeqytetit.

“Për ata që gjithashtu kanë dyshime për Teatrin Kombëtar apo për Kopshtin Botanik, ato do të jenë bizhutë e tjera të Tiranës. Kjo është një pikë graviteti jo vetëm për të luajtur futboll, por edhe për kulinarinë, turizmin, për hotelin fantastik, elegant. Unë e di se çdo projekt ka kritikat e veta, ka debat, por ama tërmeti na tregoi se nuk e kishin problemin kullat. Kullat, në fakt, me këto strukturat moderne, rezistuan pa një ciflosje. Janë ndërtimet e vjetra ato që nuk durojnë, ato prej qerpiçi, në pjesën më të madhe të bëra pa leje, ato ka nevojë të ndryshojë Shqipëria. Pavarësisht se ishim që nga dita e parë kritikë, ose përqafues të këtij projekti, të gjithë në unison mund të themi një bravo. Na duhet të kapim ritmin e Tiranës për shumë projekte të tjera që na presin, duke filluar nga Teatri Kombëtar, nga Kopshti Botanik e shumë ndryshime”, deklaroi Veliaj. Projekti i radhës, i cili pritet të nisë shumë shpejt, është ai i transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit.

“Projekti ynë i radhës do të jetë Piramida e Tiranës, një bizhu në një zonë tjetër. Sikur çdo kuadrat i Tiranës të ketë një ndërtim të tillë, kaq cilësor, i jep jetë dhe i shton vlerë të gjithë asaj zone. Nuk është vetëm stadiumi, çdo pallati rreth e rrotull, do t’i rritet vlera, do referohet si një vend afër stadiumit kur të shitet apo kur të reklamohet një hotel; për të gjitha këto arsye, kjo është një histori suksesi”, theksoi Veliaj. Arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit, e cilësoi atë një vepër të jashtëzakonshme. “Jemi shumë të gëzuar sepse rezultati, edhe nga këndvështrimi teknologjik, është i jashtëzakonshëm, një stadium me të vërtetë avantgard, me arkitekturë që stabilizon të gjithë këtë pjesë të qytetit, një ide e re urbanizimi. Stadiumi nuk është thjesht një vend futbolli, por edhe një vend ku qytetarët mund të vinë për pazar, për shëtitje, ka një portik të madh”, tha Casamonti. Kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, deklaroi se po bëhen kontrollet e fundit dhe se gjithçka do të jetë gati për inaugurimin e stadiumit me ndeshjen Shqipëri-Francë më 17 nëntor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 5 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 5 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Tirana si në luftë!
Para 8 orësh

Tirana si në luftë!

4 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 6 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.