Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 09:10 Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka shprehur admirimin e tij të madh për Jürgen Klopp, duke e cilësuar teknikun gjerman si një prej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhesika Ndoj, ylli në rritje i Kombëtares kuqezi

Sporti E diel, 28 Korrik 2024 15:43
Xhesika Ndoj, ylli në rritje i Kombëtares kuqezi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Është një nga vajzat më të qeshura të grupit kuqezi dhe njëkohësisht edhe një nga futbollistet më të talentuara që ka Shqipëria. Më 20 korrik bëri 17 vjeçe, por deri më tani numëron jo vetëm grumbullime me ekipet kuqezi të moshave dhe ekipin Kombëtar A, por edhe minuta në ndeshjet me Shqipërinë. Titullare e padiskutueshme me ekipin U-17 dhe U-19.
Xhesika Ndoj është një yll në rritje. Ka spikatur që e vogël dhe vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes. Kur ishte 7 a 8 vjeçe shihte me të atin ndeshjet e futbollit në televizor, më pas nisi të luante në lagje me vëllain dhe shokët dhe në moshën 13 vjeçe u regjistrua tek ekipi i moshave të Apolonisë. Prej asaj dite, puna e përditshme dhe e madhe e Xhesit të vogël është shpërblyer me ftesa nga Kombëtarja dhe ekipi i parë i Apolonisë, ku luan si titullare çdo javë. Xhesi është 17 vjeçe, por në intervistën profil për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, duket sikur është 27 për mënyrën se si komunikon.
Është aktivizuar si mesfushore, ndërsa në minutat e luajtura në dy ndeshjet ndaj Estonisë dhe Luksemburgut, trajneri Armir Grima i besoi një vend në vijën e sulmit. Por kush është Xhesika Ndoj, futbollistja e Apolonisë dhe Kombëtares shqiptare? Ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme:
“Fillimi ka qenë shumë i vështirë për mua pasi gjatë paradites duhet të shkoja në shkollë dhe pasditen duhet ta ndaja mes futbollit dhe detyrave të shtëpisë. Më është dashur dhe më duhet edhe të mungoj në shkollë për shkak të ndeshjeve ose grumbullimeve duke lënë hapësira boshe në studimet e mia. Por kjo nuk më ka ndaluar të ndjek ëndrrën time dhe mund të them me plot bindje se ia kam dalë të krijoj balancën e duhur mes shkollës dhe futbollit. Kjo më së shumti falë mbështetjes së stafit të shkollës dhe shoqërisë sime, të cilën më kanë ndihmuar dhe nuk kam pasur boshllëqe në mësime. Edhe gjatë grumbullimeve jam përpjekur që t’i ndjek mësimet gjatë kohës së lirë” tregoi ajo.
“Nuk di nëse duhet ta them kështu, por për fat të keq ne jetojmë në një vend ku pjesa më e madhe e njerëzve e shikojnë ende futbollin si një lojë vetëm për djemtë. Edhe pse duhet të pranoj se prej 4 vitesh që unë luaj futboll vetë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Në fillim ka qenë e vështirë pasi më është dashur të rritem në një fushë të dominuar nga gjinia e kundërt dhe nga frika se do të kritikohem gjithë kohës se nuk jam ‘mjaftueshëm e mirë’. Por kjo nuk më ka ndaluar dhe jam me fat që, që në hapat e mi të parë në futboll kam pasur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes, të shoqërisë time. Siç e thashë, ishte im atë ai i cili më regjistroi vetë tek ekipi i Apolonisë së vajzave. Sigurisht, mami ka qenë pak më e tërhequr te kjo pjesë, si çdo nënë në fakt. Por së bashku me babin, të dy kanë qenë pranë meje në çdo ndeshje, në çdo fitore apo edhe humbje timen. Edhe kur kam pësuar dëmtime në lojë, ata të dy janë kujdesur çdo minutë për mua dhe jam me fat që nuk më penguan të luaj por më dhanë krahët e tyre dhe unë të fluturoj drejt ëndrrës sime”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania

Para 5 minutash
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial në Peqin

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial në P...

Para 21 minutash
Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund t...

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania
Para 5 minutash

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania

Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie
Para 5 minutash

Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët shohin shenja të problemeve në flotë
Para 13 minutash

Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët shohin shenja ...

Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur
Para 17 minutash

Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 12 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.