
Zëvendës presidenti për zonën ekonomike të Barcelonës, Eduard Romeu, beson se Lionel Messi mund të rikthehet sërish te Barcelona në korrik të vitit 2023.
Në ditët e fundit është përfolur shumë për një rikthim te skuadra katalanase të argjentinasit, pavarësisht se klubi spanjoll ka vështirësi ekonomike për të përballuar pagën e tij.
“Ai është një pasuri për klubin dhe dyert janë të hapura për të. Kemi treguar se dimë të bëjmë mrekulli”, deklaroi Romeu.
