Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teknologjia kundër demokracisë

Forum E hënë, 26 Korrik 2021 05:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Platformat e mediave sociale, të cilat thuajse kanë monopolin e shpërndarjes së informacionit në internet kanë pushtetin të ndikojnë negativisht në shoqëritë demokratike, kur vendosin të vënë fitimet e veta nga reklamat përkundër fushatave të disinformimit të drejtuara nga shtete autoritare.

Instagrami, një platformë për shpërndarje fotosh e zotëruar nga Facebook, së fundmi iu bind një kërkese të qeverisë ruse që të hiqte postimet e liderit të opozitës Alexey Navalny i cili pretendonte për shkelje nga ana e zv. Kryeministrit rus Sergei Prikhodko. Në një video në YouTube që është parë nga rreth gjashtë milionë njerëz (dhe që është ende e disponueshme), Navalny tregon Prikhodko që shoqërohet me oligarkun Oleg Deripaska në një jaht në Norvegji, ku ai pretendon se ndodhi korruptimi.

Pasi u shfaq postimi i Navalny, Deripaska shkoi te enti rregullator i komunikimit rus, Roskomnadzor për t’i kërkuar Facebook të hiqte përmbajtjen, gjë që ai e bëri direkt. Ky episod ka tërhequr tashmë shumë vëmendje, si dhe kritika ndaj Facebook. Dhe ka pasur megjithatë mijëra shembuj të tillë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një kohë kur shumica e njerëzve i marrin lajmet nga media sociale, shtetet mafioze nuk e kanë pasur problem të censurojnë përmbajtjen në median sociale që liderët e kanë parë si të dëmshme në interesin e tyre. Por për demokracitë liberale, rregullimi i medias sociale nuk është aq i thjeshtë, sepse kërkon që qeveritë të gjejnë një balancë mes parimeve të konkurrencës. Në fund të fundit, platformat e medias sociale nuk luajnë vetëm një rol kyç si mjete të rrjedhës së lirë të informacionit; ato janë përballur gjithashtu me kritika të forta që kanë dështuar të rregullojnë postime abuzive dhe të paligjshme, veçanërisht për gjuhën e urrejtjes dhe propagandën ekstremiste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto dështime kanë nxitur veprime nga shumë qeveri europiane dhe Bashkimi Europian vetë. BE-ja ka lëshuar tashmë rregulla për kompanitë e internetit dhe ka kërcënuar të ndjekë legjislacionin formal nëse kompanitë nuk binden. Siç vëzhgoi së fundmi ish-drejtori i agjencisë britanike të inteligjencës, Robert Hannigan, hapësira që kompanitë e teknologjisë të reformohen vetë po mbyllet shpejt. Në fakt, Gjermania ka miratuar tashmë një ligj që do të gjobisë rëndë platformat nëse nuk i heqin postimet e paligjshme të përdoruesve në kohë të shkurtër.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 9 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 19 orësh
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Këto masa që po vazhdojnë janë një përgjigje ndaj armatimit të platformave të mediave sociale nga agjencitë e inteligjecës së shteteve joliberale dhe grupeve ekstremiste që kërkojnë të përçajnë shoqëritë perëndimore me gjuhë urrejtje dhe disinformim.

Veçanërisht ne e dimë tashmë se “Agjencia për Kërkim në Internet” e lidhur me Kremlinin kreu një fushatë të gjerë në Facebook dhe Tëitter për të rritur shanset e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2016. Sipas padisë së fundit të Prokurorit Special Amerikan Robert Mueller për 13 individë rusë dhe tre organizata, një ushtri përdoruesish interneti rusë kaluan muajt para zgjedhjeve 2016 duke nxitur tensione raciste mes amerikanëve dhe duke dekurajuar votuesit minoritarë për shembull, që të mos votonin për kundërshtaren e Trump, Hillary Clinton.

Zbulimet e Mueller qartazi ngrenë pyetje të rëndësishme rreth transparencës dhe mbrojtjes së institucioneve demokratike në epokën dixhitale. Pavarësisht se e kanë lejuar vetën të bëhen mjete për operacione speciale të Kremlinit, platformat kryesore të medias sociale kanë hezituar të ofrojnë informacion te qeveritë demokratike dhe publiku.

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, deputeti Damian Collins ka lançuar një investigim për ndërhyrje ruse në referendumin Brexit të 2016, por zor se ka marrë shumë bashkëpunim nga Facebook dhe Tëitter. Në dhjetor, ai e përshkroi përgjigjen e Tëitter ndaj pyetjeve të tij si “plotësisht të papërshtatshme”. Kjo është për të ardhur keq. Kur demokracia është në rrezik, platformat e mediave sociale kanë detyrë të jenë transparente.

Për më tepër, nëse Rusia mund të ndërhyjë kaq shumë në procesin demokratik amerikan, imagjinoni se çfarë ka bërë në Europë, ku nuk e dimë ende kush i financon fushatat e reklamimit online në zgjedhjet e fundit kombëtare dhe referendume. Dyshoj se jemi në sipërfaqe të problemit për të zbuluar ndërhyrjen e huaj në institucionet dhe proceset tona demokratike. Me zgjedhjet parlamentare Europiane në maj 2019, duhet të përgatitemi më mirë.

Gjigantët e teknologjisë nga ana e tyre do të vazhdojnë të pretendojnë se thjesht po shpërndajnë informacion. Në fakt, ata po veprojnë si publikues dhe duhet të rregullohen siç duhet – jo vetëm si publikues, por edhe si shpërndarës thuajse monopol.

Sigurisht, censura dhe manipulimi i informacionit janë po aq të vjetra sa vetë lajmi. Por lloji i betejës hibride të sponsorizuar nga shteti që po shfaqet sot është diçka e re. Fuqitë armiqësore e kanë kthyer internetin tonë të hapur në një fushë shahu disinformimi, shumica e të cilës shpërndahet nga programe automatike që platformat e mëdha mund t’i pastrojnë pa hapur shumë debat – kjo nëse do të donin ta bënin këtë.

Kompanitë e mediave sociale kanë pushtetin të ushtrojnë ndikim të madh në shoqëritë tona, por ato nuk kanë të drejtën të vendosin rregullat. Ky autoritet i përket institucioneve tona demokratike, që kanë për detyrë të sigurojnë që kompanitë e mediave sociale të sillen me më shumë përgjegjshmëri se tani.

Project Syndicate.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.