Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca apelon nga “Muzeu i Besimeve” në Fier: “Mos i turpëroni ata atdhetarë që u flijuan për këtë tokë”

WebTV
E martë, 30 Qershor 2026 18:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në një klimë të ngarkuar politike dhe shoqërore, sipërmarrësi Gjergj Luca ka zgjedhur t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh që, sipas tij, shkon përtej përplasjeve të ditës. Nga kompleksi i ri Rozafa Apollonia në Fier, aty ku po merr formë një nga investimet e tij më të veçanta, ai ka bërë thirrje për qetësi, reflektim dhe respekt ndaj historisë kombëtare.

“Është vapë politike, është vapë fizike dhe ky vend, më shumë se kurrë, ka nevojë për paqe. Paqen njeriu e gjen te Zoti dhe te puna. Ju përshëndes nga ‘Muzeu i Besimeve’, që shumë shpejt do të përurohet në kompleksin e ri Rozafa Apollonia në Fier”, shprehet Luca në tektin që shoqëron videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Mesazhi i tij nuk i drejtohet vetëm protestuesve apo aktorëve politikë, por çdo shqiptari që pret më shumë nga vendi i vet sesa pyet veten se çfarë ka bërë ai vetë për Shqipërinë. Është një ftesë për të kthyer vëmendjen nga përgjegjësia qytetare, puna dhe ndërtimi i së ardhmes, në vend të përçarjes dhe konfliktit.
Luca e ka zgjedhur me simbolikë vendin nga ku flet. Brenda kompleksit të ri po ndërtohet ajo që ai e quan “Muzeu i Besimeve”, një hapësirë kushtuar figurave të shquara të historisë shqiptare, patriotëve, martirëve dhe idealistëve që, sakrifikuan pasurinë, dijen, jetën dhe lirinë për kombin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke treguar një murale monumentale, ku brenda flamurit kombëtar janë pikturuar portretet e dhjetëra figurave të shquara të shqiptarisë, Luca ndalet me emocion përpara veprës që e konsideron “monumentin e shpirtit” të tij.
“A i njihni ata burra?” pyet ai, ndërsa tregon portretet. “A i njihni ata martirë që sakrifikuan jetën në burgje, që u vranë nga komunizmi, që ishin idealistë dhe shkrinë pasurinë, shpirtin e dijen e tyre për Shqipërinë?”
Në vijim të mesazhit të tij, ai kujton edhe fatin tragjik të shumë patriotëve që, u larguan nga kjo jetë të zhgënjyer, duke parë se idealet për të cilat luftuan shpesh u tradhtuan nga interesa të ngushta politike apo personale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ky është monumenti i shpirtit tim,” thotë Luca. “Mos i turpëroni këta njerëz. Mos e shkelni amanetin e tyre.”
Sipas sipërmarrësit, edhe sot ekzistojnë forca që ushqehen me përçarjen, konfliktin dhe destabilizimin, duke penguar zhvillimin e vendit.
“Edhe sot është kjo e keqe që zgjohet për të shkatërruar atë që është ndërtuar me mund, sakrificë dhe ëndrra. Ata që nuk e duan Shqipërinë, që nuk ia duan të ardhmen këtij vendi, që duan të shkelin mbi gjakun, mundin dhe amanetin e këtyre martirëve, bëhen nxitës të çdo të keqeje që nuk na lë të ecim përpara.”
Në përfundim të mesazhit të tij, Luca u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike apo pozicionit që mbajnë në jetën publike.

Mund t'ju interesojë

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga PROTESTA!

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga P...

4 Nëntor 2026, 17:59
Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erio...

28 Tetor 2026, 19:09
Protesta!

Protesta!

25 Tetor 2026, 10:00

Nga ky tempull i kujtesës kombëtare, ai fton qytetarët, protestuesit, politikën, qeverinë dhe opozitën të reflektojnë mbi sakrificat e atyre që ndërtuan themelet e shtetit shqiptar dhe të mos bëhen, me vetëdije apo pa vetëdije, instrumente të interesave që cenojnë të ardhmen e vendit.

“Përpara se të jemi kundërshtarë politikë, jemi bij të së njëjtës tokë. Përpara se të kemi bindje të ndryshme, kemi një histori që na bashkon. Le të jemi mirënjohës ndaj atyre që dhanë gjithçka për Shqipërinë dhe të mos lejojmë që përçarja të fitojë mbi amanetin e tyre”, është thelbi i apelit që Gjergj Luca përcjell nga “Muzeu i Besimeve”, një projekt që synon të jetë jo vetëm një hapësirë ekspozimi, por edhe një vend reflektimi mbi kujtesën, identitetin dhe përgjegjësinë kombëtare.

Etiketat e lidhura

“Muzeu i Besimeve”albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.