10 vendet me median më të kufizuar në botë

 

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka radhitur dhjetë vendet me kufizimet më të mëdha të mediave. Raporti i publikuar sot ve në krye Eritrenë dhe Korenë e Veriut dhe thekson se këto vende kërcënojnë dhe burgosin gazetarët si dhe censurojnë internetin për t’u mbyllur atyre gojën.

Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve thekson se në dhjetë vende të botës gazetarët i pret burgu. Kina zë vendin e parë për burgosjet me 44 gazetarë në qeli. Ndërsa Irani përdor burgimet arbitrare dhe në masë për t’u mbyllur gojën disidentëve ose për t'i detyruar ata të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Courtney Radsch e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se vetëm këtë vit janë burgosur 200 gazetarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tre vitet e fundit kanë qënë më të rrezikshmet ndonjëherë për gazetarët, me vrasje dhe burgime rekord. Më shumë se 400 gazetarë janë detyruar të braktisin vendet e tyre gjatë pesë viteve të fundit.”  

Censura në internet është një armë e rëndësishme për shtypjen e kritikave. Në Korenë e Veriut vetëm elita politike ka internet. Në Kubë, blogerët mund të postojnë vetëm nga ambasadat e huaja ose hotelet për të patur një lidhje të pafiltruar. Kina bllokon median sociale dhe kritikat për 642 milion përdorues të internetit.

Përsëri Courtney Radsch i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

“Censura është një mjet i fuqishëm që kufizon rrjedhën e infomacionit. Për ta mënjanuar këtë duhet të kesh njohuri dhe mjete të avancuara teknike.”

Pranvera Arabe  bëri që Eritrea të ndryshonte planet për internet mobil për shtetasit e vet. Që nga Pranvera Arabe, Arabia Saudite ka hartuar ligje që nuk lejojnë publikimin e materialeve të cilat bien ndesh me Sheriatin apo me rendin publik.

Mediat shtetërore shpesh janë i vetmi burim informacioni në dhjetë vendet në listë. Zonja Radsch thotë se publikimi i raportit u tregon gazetarëve dhe shtetasve të këtyre vendeve se bota po i vëzhgon me vëmendje. Në dhjetëshe përfshihen Kina, Eritrea, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Irani,  Etiopia, Azerbajxhani, Vietnami, Birmania dhe Kuba./VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?