100 like dhe 100 komente për Teatrin e Ri
Nga Ylli Dylgjeri
Thuhet se eshte ende nje projektide. Nderkohe, Artisti i Madh Robert Ndrenika botoi nje takim informues rreth ketij debati me Kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj dhe artisti… qetesohet. Mua me pelqeu- thote. Dakort.
Shijet jane individuale.
Me tej.
Aktoret ziejne nga debati per Shtepine e tyre te Re. Opinioni publik eshte i paqarte.
Me tej akoma.
Kryetari Bashkise se Tiranes Veliaj del me ne fund ne emisionin “Opinion” dhe manifeston tangerllek, nervozizëm deri ne urrejtje per pushtetin e kater Median, duke na dhuruar nje te enjte te neveritshme.
Nisur nga kjo situate, botova ne FB nje foto te ketij Projekti. Perfundimi, vershojne mbi te 100 like dhe 100 komente. Vendosa ne foto edhe nje shenim per “terheqje vemendje”, per te nxitur te Parin e Tiranes ti lexoj keto komente. Të lexoje mendimin qytetar. Mendim qe sot platforma qeverisese e ka ne krye te propagandes: Bashkeqeverisje me Qytetarin- thote. Ka ngritur dhe struktura prane çdo ministrie qe paguhen nga taksapaguesi per te thithur, e zgjidhur zerin e shqetesime te e tij. Por me kot…heshtje. Kryetari i Bashkise nuk bzan. Nuk jep asnje sinjal qe i ka lexuar komentet. Kur takohesh me Te rastesisht ne ndonje veprimtari, te ze rrugen, te fton per birre dhe te sqaron se si po punon bashkia me qytetarin. TRANSPARENCE-thote. Fokus grupet e monitorimit te punes se Bashkise na kerkojne çdo nate te dalim ne media. Keshtu thote Kryetari. Tre deri ne X-here ne dite. Para buke, dhe pas buke….
Ne vazhdim te dialogut e pyes Kryetarin:
-Po europa a ka Kryetar Bashkie?
-A punohet ne europe?
A dalin Kryetaret e Bashkise si Ty ne media?
Qesh dhe me sqaron. Na do qytetari. Na kerkon fokus grupit i monitorimit.
Atehere, ja ku jane 100 like dhe 100 komente.
Pergjigju Kryetar! Them pergjigju!- se keshtu ju do qytetari. Nje komentues p.sh, skenografi i talentuar Bashkim Zahaj Ju pyet: Po konkursi? Ku eshte konkursi i vepres?….Heshtje.
Nje tjeter komentues, projektues, duke numeruar kullat pas Teatrit pyet: ku do hyne qytetaret ne keto kulla? A e keni llogaritur trafikun? Nje tjeter, ben tjeter pyetje…
Pergjigjuni Kryetar. E keni marre persiper ta hidhni kete valle. Na prij Lali Eri. Deri me tash je perballur me femijet. Perballu nje here me burra. Perballu me mendimin qytetar.
Se per Ty, skemi as ku te ankohemi…