Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:31 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

100 vjet më parë. Presidenti Wilson Konferencës së Parisit: Larg duart nga Shqipëria!

Forum E premte, 6 Mars 2020 20:01
100 vjet më parë. Presidenti Wilson Konferencës së Parisit: Larg duart nga Shqipëria!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

100 vjet më parë në 6 mars, 1920: As grekët në jug e as jugosllavët në veri, nuk duhet të dëmshpërblehen me troje shqiptare – Presidenti amerikan është gati të pranojë një zonë asnjanëse mes Jugosllavisë dhe Italisë, “por jo në kurriz të Shqipërisë”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Ruben Avxhiu

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 15 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 16 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 21 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Plot një qind vjet më parë, në 6 mars, 1920, një telegram nga Washington-i njoftonte se Delegacioni Amerikan në Ligën e Kombeve kundërshtonte me forcë planet për të dëmshpërblyer Jugosllavinë në kurriz të Shqipërisë, për një marrëveshje që ndihmonte Italinë rreth qytetit Fiume dhe zonën e re kufitare mes të dy vendeve.
Presidenti Wilson dhe SHBA shpreheshin të vendosura për integritetin territorial të Shqipërisë edhe në jug të vendit duke kërcënuar se nuk do të njihnin as marrjen e krahinave shqiptare nga Greqia.
Rëndësia e kësaj ndërhyrjeje është kaq e madhe është jashtëzakonisht e madhe dhe një nga pikat e rëndësishme në historinë e vendit. Vetëm pak ditë më vonë, forcat serbe hynë me dhunë në veriun e vendit. Të pangopura pas marrjes së Kosovës, trojeve shqiptare, maqedonase, malazeze etj, forcat serbe donin të përfshinin sa më shumë nën pushtetin e tyre nën shtetin e ri që po krijonin me kroatët dhe sllovenët.
Qendrimi i vendosur amerikan për të mos lëshuar pe në kufirin shqiptar të Konferencës së Londrës të sjell në mend fantazinë se çfarë do të kishte ndodhur nëse SHBA do të ishte përfshirë në teatrin europian përpara vitit 1917, sidomos përsa u përket shqiptarëve, përpara vitit 1913.
Në datë 8 mars, 1913, gazeta “The New York Times”, e botoi paralajmërimin e Presidentit Wilson në krye të faqes së parë të gazetës. Me nëntitullin me shkronja kapitale: “BUT NOT AT ALBANIA’S COST”.

Zgjidhja e këtij problem në parim në 1920 kishte edhe një rëndësi tjetër. Në nëntor 1920, Warren Harding u zgjodh President dhe filloi punën nga Shtëpia e Bardhë në janar 1921. Republikanët nuk kishin dëshirë të përziheshin në punët e Europës pas luftës dhe e kishin kritikuar rëndë angazhimet e Presidentit Wilson. Gjatë presidencës së tij, Harding e shmangu me sa mundi Ligën, duke ulur pjesëmarrjen amerikane, duke e mënjanuar dhe duke preferuar marrëdhëniet e drejtpërdrejta me çdo vend. Ndikimi në Ligë ra dukshëm.
Kjo e fundit për ironi, nuk ishte dhe aq shumë në dëm të shqiptarëve. E para se shumë nga problemet tona që mund të zgjidheshin u zgjodhën në parim sa kohë që Wilson ishte President. E dyta, mes fuqive europiane mjaftonte tashmë peshorja e forcës që asnjëra palë të mos forcohej aq shumë sa të dëmtohej Shqipëria. Kur Italia u detyrua të mbetej jashtë, ajo ishte e vendosur që askush tjetër të mos hynte Shqipëri. N mënyrë të ngjashme, Jugosllavia këmbëngulte se sa kohë që Italia mbante Vlorën, Serbisë i takonte Shkodra.
Më e bukura është zhgënjimi i tmerrshëm i greko-amerikanëve që kishin marrë zotimin në Boston, nga vetë kandidati për president Harding, me gojë e me shkrim, se “Epiri i Veriut” do të duhej t’i jepej Greqisë. Kur u bë vërtet President, për fatin tonë të mirë, Harding nuk u mor me Ligën.
Politika amerikane kundrejt Shqipërisë mbeti te 6 marsi i 1920-s. “Qendrimi që ka marrë Presidenti [Wilson] është që çështjet shqiptare nuk mund të përfshihen diskutimet e propozuara italo-jugosllav”. Shkruan The New York Times, “dhe ai përsërit se: ‘ai nuk mund të miratonte asnjë plan që ia dhuron Jugosllavisë rajonet veriore të Shqipërisë, si dëmshpërblime territoriale përçfarëdo që ajo [Jugosllavia] ka humbur diku tjetër”.
Presidenti Wilson ishte sidomos i nervozuar me Traktatin sekret të Londrës, që joshi Italinë në krahun e aleatëve, nga ku rridhnin edhe pazare në kurriz të Shqipërisë e që përligjnin edhe orekset territoriale të Beogradit dhe Athinës.
Për SHBA-në ishte e papranueshme që edhe pasi kishte hyrë në luftë në 1917, në krah të aleatëve, përsëri nuk e kishin njoftuar për këtë traktat sekret, deri sa ajo copë e turpshme e letrës ishte sjellë në tavolinat e Konferencës së Paqes në Paris.
Për të dëshmuar se Shqipëria ekzistonte, SHBA bëri edhe një hap tjetër duke njohur Kostandin A Çekrezin si Ambasador (Komisioner) të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke vënë në dukje tërheqjen e Italisë dhe Jugosllavisë nga planet antishqiptare, Çekrezi nuk ngurron t’ia lërë meritën menjëherë ndërhyrjes së Presidentit Wilson në një deklaratë të cituar nga “The New York Times”, pak ditë më pas:
Duke iu referuar Çekrezit si “përfaqësues i qeverisë provizore të Shqipërisë, në Washington”, gazeta e njohur shkruan se sipas tij, ishte ndërhyrja e Presidentit që hapi rrugën për zgjidhjen e drejtë të çështjes së popullit shqiptar.
“Për shpëtimin e vendit tim, merita i takon – dhe nuk ngurroj që ta them hapur – plotësisht veprimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Etiketat e lidhura

Presidenti WilsonRuben Avxhiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 5 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 25 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 26 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 29 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.