Gjenocidi ndaj shqiptarëve nën pushtimin sllav e grek, në vitet 1945-1999
Nga Gjet Ndoji –
Shqiptarët pa mbaruar mirë lufta e Dytë Botërore, u ballafaquan me vrasje e shpërngulje massive nga trojet e tyre etnike. Ky ballafaqim dhe kjo cfarosje u bë nga Serbo- Malazezët në Veri e Grekët në Jug. Akuza pë ta ishte : “Shqiptarët qenë bashkëpunëtorë dhe vegla të nazifashizmit (Kolaboracionistë), të cilët do të luftohen njëllojë si pushtuesit”. Në fakt kjo përbënte dhe justifikimin më të mirë për të ushtruar një dhunë barbare pa asnjë ndrojtje, duke realizuar planet e tyre të vjetra në vijimësinë qinda vjecare të spastrimit dhe asimilimit të shqiptarëv nga sllavo-grekët. Jo vetëm kaq, por sllavo-grekët sikuruan paradoksalisht edhe mbështetjen e Qeverisë Komuniste të E. Hoxhës për të ushtruar gjenocidin kundër shqiptarëve.
1-Vrasjet dhe spastrimi etnik në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Masakra e Tivarit.
Sapo trupat ushtarake naziste gjermane u larguan nga Kosova nga fundi i vitit 1944, menjëherë vendin e tyre e zuri Ushtria dhe pushteti komunist Jugosllav.
Për të kapërcyer rezistencën e pritshme nacionaliste shqiptare, në mars dhe përsëri në 26 gusht të vitit 1944, Tito ju drejtua “Clirimit Nacional” të mbizotëruar nga komunistët dhe Ushtria e Shqipërisë për të hyrë në Kosovë dhe për të luftuar armikun dhe veglat e tyre (shqiptarët e kosovës).
Nga ana tjetër, një krengritje e mundëshme e shqiptarëve kundër vendosjes së pushtetit serbo- sllav në Kosovë dhe krijimi i një situate ku do të ishte e nevojshme ndihma e aleatëve për ta shtypur kryengritjen, do të ishte deskretituese për Titon dhe pushtetin komunist të udhëhequr prej tij.
Në këto rrethana historike e gjeopolitike, bashkëpunimi pushtetit jugosllav me atë komunist të Shqipërisë u duk qartë në inkursionin ushtarak të tyre kundër forcave naziste gjermane, por edhe në fushatat ushtarake në Kosovë, Mal të Zi dhe më pak në Maqedoninë Perendimore. Kështu në dhjetor të vitit 1944 Divizioni V–s partizan shqiptar kaloi Kukësin dhe hyri në Kosovë për të ardhur në ndihmë të vendosjes së pushtetit ushtarak e administrative jugosllave në këtë hapsirë të banuar nga shqiptarë etnikë. Pak më vonë, në fund të shkurtit 1945 mbërritën në Kosovën veriore (Vucitern, Mitrovicë e Podujevë) edhe forcat partizane të Divizionit të VI –s, forca të cilët ktheheshin pas një inkursioni luftarak të suksesëshëm në ndjekje dhe në beteja të pandërprera me forcat ushtarake gjermanë e duke cliruar territorin e Malit të Zi e deri në Bosnjën Jugore Vishegradin. Këto beteja fitimtare të forcave partizane shqiptare të Divizionit të VI-s me Komandant Gjin Markun(rreth 6 mijë), të koordinuara edhe nga Flota Ajrore Britanike, qenë përcaktuese për clirimin e një pjese të mirë të territoreve jugosllave . Megjithatë u la në harresë dhe nuk përmendej as nga pala shqiptare me idenë servile për të mos zbehur lavdinë dhe autoritetin e Titos e PKJ. Qëndrimi në Kosovë i Divizionit të V dhe të VI të forcave partizane shqiptare , më vonë u përdorën për të mos lejuar ngritjen krye të nacionalistëve dhe popullit të këtë hapsirë, që djallëzisht ra në dorën e pushtetit sllavo- komunist.
Masat kryesore të fillimit, për ta pushtuar paqësisht Kosovën ishin:
-Së pari shumë burra e djem të Kosovës mobilizoheshin me forcë në formacionet partizane shqiptare e jugosllave për të luftuar në territore jugosllave jashtë Kosovës. Rreth 30 mijë deri në 50 mijë burra u vendosën në front për “nevojat e Forcave të armatosura Jugosllave në Serbi, Vojvodinë, Bosnje, Kroaci dhe Slloveni”. Kjo u bë për ti përdotur shqiptarët në shërbim të ushtrisë, por e vërteta e madhe është se në këtë process realizohej largimi i burrave nga Kosova për ti hequr si potenciale të mundëshme rreziku për kryengritje kundër pushtuesve serbo- sllavë. Kjo vërtetohet dhe me faktin se shqiptarët në pranverë të vitit 1945 u vecuan nga formacionet e Ushtrisë ku ishin dislokuar në vende të ndryeshme në Jugosllavi, duke u trajtuar jo si ushtarët e tjerë , por si të burgosur dhe robër lufte.
-Së dyti pjesa më e madhe e burrave dhe e djemëve të Kosovës që kishin qenë të mobilizuar nga strukturat nazifashiste, por dhe të xhandarmërisë shqiptare pranë Qeverive që nga viti 1939 e deri më 1944, u vranë ose u zunë rob nga forcat partizane jugosllave duke bashkëpunuar edhe më partizanët shqiptarë. Bashkë me to u burgosën edhe qindar e mijëra të tjerë nacionalistë, shumë prej të cilëve u masakruan në Kosovë, por një pjesë tjetër u depërtuan për në Serbi dhe Mal të Zi. Kështu Kosova “ra në gjunjë”, duke mbetur në fëmijë e në gra, nga dhuna e genocidi, ku një kontribut dhanë , për faqen e zezë tonën edhe partizanët dhe pushteti Komunist shqiptar i drejtuar nga Enver Hoxha. Nga ana tjetër ardhja e kolonëve të rinj serbo- sllavë vazhduan të vendoseshin në trojet etnike të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.
-Masakra e Tivarit.
Është ilustrimi më domethënës i gjenocidit të ushtruar nga sllavo-serbët dhe veglat e tyre shqiptare, mbi shqiptarët pasi Luftës së Dytë. Nga fundi i marsit e fillimi i prillit të vitit 1045, u krye një masakër mbi shqiptarët e rekrutuar në Kosovë dhe që u shoqëruan në këmbë nga Prizreniu Kukës e Pukë – Vau i Dejës- Shkodër, Ulqin- deri në Tivar. Shumë shqiptarë të uritur e të raskapitur mbetnin rrugës( pamundësia i bënte të mos e ndicnin karvanet e pafundme të refugjatëve-robër, në këto raste vriteshin). Shoqërimi bëhej nga ushtria jugosllave e ndihmuar edhe nga forcat e ndjekjes shqiptare. Vetëm në një natë thotë historian kroat Ljubica Stefan “ janë vrarë 1600 shqiptarë me 1 prill 1945”. Një burim tjetër thotë se vetëm me 1 dhe 2 prill janë vrarë nga partizanët Jugosllave 1600-2000 shqiptarë në një tunel në Bari. Vendi i masakrës quhet Tuxhemil (rreth 5 km larg Tivarit të vjetër) dhe është zbuluar vetëm pas 50 vitesh. Zbulimi u bë nga historian Zekria Cana në fillim të viteve 1990. Ndërsa sipas gazetës “Bujku” të Prishtinës të 18 shtatorit “Viktimat e masakrës së Tivarit, janë vetëm një piesë e 4200 shqiptarëve të vrarë gjatë kalimit nga Prizreni, nëpërmjet Shqipërisë në Tivar e territore të tjera të Malit të Zi deri në Trogir të bregdetit Kroat….
Përvec Masakrës së Tivarit, kujdimi masiv i rreth 50 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë pranverë të vitit 1945 i shërbentë pushtimit pa vështirësi,të Kosovës, duke e varrosur mire dhe vendimin e Mbledhjes së Bujanit për vetëvendosjen me referendum të popullit të Kosovës, për tu bashkuar me atëdheun nënë, Shqipërinë.
2-Masakrat mbi popullsinë came dhe spastrimi etnik i kësaj popullsie autoktone shqiptare nga trojet e saj.
Ngjashëm me masakrat serbosllave të shqiptarëve në veri, ndodhën edhe masakrat greke ndaj tyere edhe në territoret e tyre në Jug të Shqipërisë, në Camëri.dihet se që në Luftrat Ballkanike pas vitit 1912, një pjesë e mirë e trojeve etnike të shqiptarëve (sipas vijës Artë,Prevezë-Jug të Janinës- Konicë e deri në Prespë u pushtuan nga Greqia. Pjesa më e madhe e këtyre teritoreve janë krahina e Camërisë. Gjatë Luftës së I Ballkanike armiqësia mes shqiptarëve të Camërisë e grekëve u rrit, kur camët duke bashkëpunuar më Turqinë duke kryer dhe ata akte kundër fshatrave ortodokse. Ndërsa pas iuftës i Botërore camët nuk patën asnjë mundësi për tu integruar në shtetin grek. Përvec kësaj sikurse e kemi thënë qështjen e mëparëshme, nga viti 1923, në zbatim të marrveshjes së Lozanës u krye për disa vite me radhë dhe procesi i shkëmbimit të popullsisë came me popullsinë greko-ortodokse që ndodhej në Anadoll. Kjo popullsi shqiptare myslimane- came e gjendur në kufijtë e zhdukjes nga genocide grek deri në vitin 1940, me kërkesën dhe interesimin e Mbretërisë Italiane u vunë në krahun e saj. Kështu ndodhi me të gjithë krahinat e viset shqiptare që kishin mbetur që në kohën e luftrave ballkanike jashtë Shqipërisë Shtetërore,si: në Kosovë, Maqedoni Perndimore e Mal të Zi. Represioni brutal ndaj shqiptarëve autoktonë ndodhi më së shumti në kohën e Regjimit të Metaksas gjatë viteve 1920-1930. Në këtë gjendje armiqësie për jetë a vdekje mes shqiptarëve e shtetit grek, në këtë situatë tencioni etnik, kur dhe propaganda pro shqiptare e italisë Fashiste pas vitit 1939 (Për krijimin e një shteti të madh shqiptar), zuri vend dhe i bëri për vete qarqet nacionaliste shqiptare në përgjithësi dhe ato të shqiptarëve të Camërisë e të Kosovës në vecanti. E njëjta sjellje u demonstrua edhe nga gjermanët pak më vonë. Në këtë kontekst tek shqiptarët pushtuesit nazifashistë u panë më shumë si clirimtarë sesa si pushtues. Në këtë shtrat historik edhe shqiptarët e Camërisë , pjesa më e madhe e tyre bashkëpunuan indirect nëpërmjet Ballit, ose një pjesë tjetër direct duke u bërë pjesë e regjimenteve e divizioneve luftarake pjesë e Boshtit Fashist.
Kam patur dhe kam bindjen që dhe lufta Italo- Greke përvec plani të pushtimit të Ballkanit nga Italia, bashkë me të realizohej dhe clirimi i tokave shqiptare në Greqi për tju bashkuar “Shqipërisë Madhe”, pjesë e Mbretërisë Italiane.
-Dihet se pas pushtimit Italian më 7 prill 1939, Shqipëria bëhet Protektorat Italian, ndërsa mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III Francesko Jakomoni, e përdorën Cështjen Came si një mjet për të mobilizuar shumë shqiptarë në radhët e strukturave ushtarake pushtuese në sulmin Italian mbi Greqinë. Madje dhe në krye të Partisë Fashiste në Shqipëri u emërua nga Musolini nje nacionalist i spikatur Arbëresh Terenc Toci si President i Këshillit Koorperativ Fashist.
Terenc Toci kishte marrë pjesë që në Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë 1912, në pranverë të v. 1911 bashkë me parinë e Veriut Shqiptar drejtoi Kuvendin e Fanit që u kurorëzua me ngritjen e Flamurit në Kimzë të Mirditës, nga ku u zgjodh dhe “Qeveria e Kimzës”, kryetari i së cilës u zgjodh vetë. Ai edhe më vonë nuk e kishte pushuar veprimtarinë e tij në dobi të Nacionalitetit tonë shqiptar.
Në këtë situatë shumë shqiptarë kaluan kufirin dhe hynë në Greqi që para se të fillonte sulmbi mbi të. Numri i tyre shkon nga 2000 deri në 3000 veta. Këta por dhe të tjerë që ishin andej krijuan struktura që propgandoheshin nga Partia Fashiste si clirimtarë të Camërisë. Këto trupa ishin sa gjysma e formacioneve luftarake italiane që do të sulmonin nga teritori shqiptar Greqinë. Disa prej formacioneve të Ushtrisë Italiane që ndërmorën sulmin mbi Greqinë ishin edhe këto me pjestarë ialianë dhe shqiptarë. Ishin 9 batalione që ndërmorën sulmin: “4 batalionet e zeza” nga Tirana, Korca, Vlora e shkodra; 2 batalione këmbësorie “Gramozi” e “Dajti”; 2 batalione vullnetare “Gramozi” e “Taraboshi”; 1 bateri trupash “Drini”.
Të gjithë këto batalioni të mobilizuara, si pjesë e trupave italiane të inkorporuara në Korpusin XXV dhe të komanduara nga Gjenerali C. Rossi.
Sulmi mbi Greqinë dështoi plotësisht dhe shkaku kryesorë sipas Jakomonit lidhej me dezertimin e trupave shqiptare. Edhe më vonë pas pushtimit gjeraman të Greqisë shqiptarët anonin direkt ose indirekt nga pushteti gjerman i vendosur dhunshëm në Greqi. Gjatë periudhës korrik- shtator 1943 deri në janar 1944 shqiptarët përpjekjet për të rivendosur dinjitetin e tyre në vend, ishin në krah të operacioneve naziste për të goditur kolonët ortodoksë- grekë të vendosur në të kaluarën e afërt në trojet etnike të shqiptarëve të Camërisë, nga Preveza e deri në zonat e Sarandës.
Një pjesë tjetër e camëve duhet thënë se u rreshtuan përkrah forvave antifashiste në të Shqipërisë dhe të Grecisë. Fillimi i Luftës Civile në Greqi që e ka zanafillën e saj që në verën e Vitit 1913 kur në luftën për pushtet ishin të përfshirë: Lidhja Republikane Greke (EDES) dhe Ushtria Clirimtare Popullore Greke (EAM). Në fillim shqiptarët e Camërisë ishin kundër të dy partive dhe formacioneve të tyre luftarake. Pati përpjekje në verën e vitit 1943 për bashkëpunim. Pati përpjekje dhe nga aleatët, vecanërisht anglezët për ti afruar camët me Frontin Nacional Clirimtar. Nga ana tjetër presioni dhe propaganda naziste gjeramane, se pas fitores do të clirohej Camaria dhe do të bashkohej me Shqipërinë ishte me shumë efekt. Për pos propagandës, gjermanët ju ofruan furnizime, armë, veshmbathje e ushqime, para etj. Gjatë fillimit të vitit 1044 deri në fundin e qershorit forcat e EDES, me mbështetjen edhe të aleatëve sulmuan disa qytete dhe krahina në Greqinë e Veriut duke i cliruar me radhë ato dhe njëherësh dhe goditjen e rëndë të ushtrisë gjermane dhe e shqiptarëve që ndodheshin mes shumë zjarresh. Shumë prej tyre bashkë me gjermanët kaluan Greqinë për në Shqipëri, duke lënë mbrapa kryesisht të moshuar, gra e fëmijë. Më e rënda do të ishte vrasjet në masë e njerëzve, djegijet e fshatërave të tëra të camërisë dhe shpërngulja massive e shqiptarëve të Camërisë pas largimit të Ushtrisë Gjermane nga Greqia.
Numri i saktë i shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre etnike të tyre të pushtuara nga grekët , të cilët u shpërngulën për në Shqipëri e Turqi etj janë të deklaruara në burime të ndryeshme. Mark Mazouer (historian anglez) dhe Viktor Roudometof (Sociolog dhe drejtor Arkivit të Cavales) deklarojnë se ata numëronin 18 mijë në vitin 1944 dhe 4mijë- 5 mijë në vitin 1945. Ndërsa Miranda Vickers (historian dhe e analiste angleze) thotë se ata ishin 25 mijë refugjatë të ikur në Shqipëri.
Të dhënat që janë marrë nga Shoqata e Camërisë, thonë që ishin mbi 35 mijë refugjatë, nga të cilët 28 mijë u lanë në Shqipëri dhe pjesa tjetër derertoi në Turqi.
Në total që nga Lufta e I-rë Botërore camët e ardhur në Turqi, përbëjnë shumicën në total të tyre, ndërsa rreth 150 mijë jetojnë në Shqipëri.
– Qeveria Komuniste e Shqipërisë nuk i përkrahu camët dhe cështjen e tyre, madje në shumë raste mbështeti masakrat greke dhe ndjekjen e camëve si një veprim parimorë. Kështu për faktin se camët nuk luftuan përkrah komunistëve grekë u konsideruan reaksionarë , bashkëpunëtorë me forcat pushtuese, vrases të grekëve etj. Fatkeqësisht edhe pas viteve 1990 edhe qeveritë postkomuniste, nuk kanë guxuar akoma të ballafaqohen me ketë të drejtë të shqiptarëve të Camërisë dhe trojeve të tjera të pushtuara të shqiptarëve në Greqi.
3- Spastrimi etnik dhe zbrazja e Kosovës prej popullsisë së saj autoktone nga ushtria dhe cetnikët serbo-sllavë në vitet 1989-1999. SHBA dhe UCK clirojnë Kosovën.
Sikurse e kemi trajtuar në në disa tema të këtij cikli shkrimesh në rubrikën “Shqiptarët dhe Barbarët”, zhdukjet massive të popullsisë ,shpërnguljet e shqiptarëve dhe vendosjen e pandërprerë të kolonëve sllavë në Kosovë, përfshi dhe Kosovën Lindore nga Nishi e deri në Komanovë e Maqedoni, kanë filluar të paktën nga shek. IX e deri në ditët tona. Një ballafaqim ky dhe një qëndresë epike dhe e pashembullt e shqiptarëve me barbarët serbo-sllavë. Ndërsa përplasja e fundit mes tyre ndodhi në vitet 1990, në kushtet kur krahina e Kosovës ishte në kushtet e një kolonie të mirëfilltë e në mes të Europës. Në kushtet kur Jugosllavia po dizintegrohej dhe popujt e Republikave të tyre po fitonin lirinë duke themeluar shtetet e tyre kombëtare, Kosova dhe populli shqiptar humbi dhe ato pak liri që kishte fituar në kushtet e Shtetit Federativ Jugosllav. Kjo situatë rëndohet shume në vitin 1989 e vazhdim kur në Krye të Serbisë e Jugosllavisë së Mbetur (Serbi dhe Mali I Zi) sundonte Sllobodan Millosheviq. Nga ana tjetër sa më shumë rritej represioni dhe likujdoheshin liritë qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, aq rritej dhe reagimi i atij populli autokton në trojet e veta etnike. Në fillim reagimi ishte paqësor nëpërmjet sindikatave dhe lëvizjes së punëtorëve dhe pak më vonë shprehej në reagimin politik pacësor të shqiptarëve. Kjo u shpreh në krijimin dhe aktivitetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës *LDK) të udhëhequr nga Lideri historic i Kosovës Ibrahim Rugova. Me gjithë arritjet në kushte paqësore, aq sa e lejonte sistemi dictatorial nacionalist i Serbisë, si në jetën e brendëshme të Krahinës- “Republikës së Kosovës” dhe sidomos në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare, prapseprapë, dhuna e e dominoi dhe nuk e lejoi rezultatin final, atë të clirimit të Kosovës. Reagimi duke ju përgjigjur me forcë e me luftë pushtuesve serbë, ishte rrugë tjetër që e ndërkombëtarizoi akoma më shumë , duke e ekspozuar akoma më shumë shpirtin barbar të Serbo-sllavëve ndaj shqiptarëve. UCK dhe formacione të tjera luftarake që u aktivizuan fort në vitet 1998-1999, e kombinuar me veprimtarinë e mëparshme diplomatike që kishte të bënte me njohjen e Kosovës dhe Cështjes Kombëtare të Shqiptarëve , zgjuan dhe e mobilizuan Botën Perendimore për të ndërhyrë për të ndërprerë gjenocidin dhe spsatrimin etnik të një populli autokton që jetonte në mes të Europës. Goditja me aviacion e NATO-s kundë objektivave ushtarake serbo- jugosllave filloi nga marsi dhe vazhdoi deri në fund të qershorit të vitit 1999. Ndërkohë vrasjet massive të antarëve dhe simpatizantëve të UCK, pa kursyer dhe civilët e paimplikuar në këto luftime, si dhe djegijet massive të fshatrave në të gjithë Kosovën ishin në përmasa të jashtëzakonshme. Dyndjet dhe shpërngulja e popullsisë nga trojet e saj autoktone morën përmasa biblike. Kështu ka të dhëna se u vranë gjatë viteve 1998-1999, 13 517 njerëz, u dhunuan dhjetramijëra gra e fëmijë. Ndërkohë që kjo masakër solli për pasojë shpërngulje massive të 1,3 milion deri në 1,5 mil shqiptarëve duke zbrazur Kosovën nga popullsia e saj etnike autoktone.
Të shtrënguar nga sulmet e furishme të SHBA dhe NATO-s, përfaqësuesit serbo- jugosllavë nënshkruan marrveshjen e Kumanovës (qershor 1999) e cila presupozonte largimin e ushtrisë serbe nga Kosova dhe hyrjen e forcave toksore të NATO-s dhe pas tyre rikthimi i pjesës më të madhe të popullsisë së shpërngulur. Duhet thënë se një pjesë e konsiderueshme më shumë se 300 mijë shqiptarë ngelën në vendet ku ishin vendosur pas shpërnguljes si :Në Europë, Turqi dhe në Amerikë.
Si konkluzion mund të themi se:
Shqiptarët në rrugën e tyre për lirinë kombëtare kanë qenë pa fat, pasi Perandoritë që e përkrahin Pavarsinë tonë në tre momentet kyqe të historisë tonë pësojnë disfatë në 2 luftrat Botërore.
Së pari; Perandoria Austro-Hungareze e cila mbështeti dhe falë saj ne fituam Pavarësinë në 28 Nëntor 1912, gjatë Luftës së Parë kjop perandori u shkatërrua dhe ne mbetëm pa një mbështetje të posacme nga ndonjë fuqi e madhe nga jashtë. Vështirësitë e përballjeve me grekët dhe sllavo- serbët, në trojet shqiptare të pushtuara prej tyre, në fundin dhe pas kësaj Lufte qenë të mëdha.
Së dyti, gjatë Luftës së Dytë, Italia dhe Gjermania “Boshti i së keqes”, pas pushtimit, bënë një politikë proshqiptare në raport me vendet e tjera të Rajonit , duke mbështetur zgjerimin e territoreve etnike shqiptare dhe formimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kështu shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Kosovës , të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Perendimore e shikonin vendosjen e trupave italiane dhe me vonë gjermane më tepër si clirim prej serbosllavëve sesa si pushtim. Natyrisht për fatet e Botës edhe kjo Perandori e “Boshtit” humbi në Luftën e Dytë, ndërsa shqiptarët u ballafaquan me dhunën e gjenocidin sllavo- grek.
Së treti; Në fund të shekullit XX dhe në fillimin e shekullit XXI, ishte Perandoria Amerikane (SHBA) dhe Europa, ajo që ndërhyri energjikisht për clirimin e tokave shqiptare të Kosovës, sigurimin e lireisë së shqiptareve të Maqedonisë e të Malit të Zi, duke na cliruar nga kthetrat e Botës Pansllave. Koha po punon për shqiptarët, thjeshtë ata duhet të kenë aftësinë për ta shfrytëzuar për të ardhmen e tyre euro-atlantike.Dhëntë Zoti që kjo “Perandori” (USA dhe EU) të mos humbë dominimin si një superfuqi botërore, pasi shqiptarët do të ndodheshin pëballë “ciklonit sllav” të radhës.
(Vijon në numrin e radhës)
KOHA JONË SONDAZH

