“780 portale dhe webe informative, pronarë dhe ish-policë”

Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se në Shqipëri funksionojnë afro 780 portale informative, shumë prej të cilave janë të automatizuara dhe nuk mbështeten mbi punën e gazetarëve.

“Ne konstatojmë që në këtë skemë kanë deportuar edhe persona që nuk kanë lidhje me raportimin dhe gazetarinë. Kemi ish-policë që kanë mundësi dhe kanë krijuar grupet e online-it të tyre”, – tha Çipa.

Nga ana tjetër analisti Mark Marku u shpreh se do të jetë publiku që do të shërbejë si filtër për ecurinë e këtyre portaleve.

“Do të shkohet drejt vetrregullimi sepse vetë publiku do t’i asgjesoje këto media amatoreske dhe do të kërkojë lajme që të jenë të verifikuara”,- u shpreh Marku.

Sa i përket cilësisë së raportimit, të dy analistët pranojnë se media përballet me problem. Por Kryetari i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa, e lidh këtë edhe me kushtet në të cilat punojnë gazetarët.

“Çfarë cilësie mund t’i kërkosh një gazetari që ka 4 muaj që nuk merr pagën”, – tha Çipa duke ju referuar rasteve të mediave që nuk paguajnë gazetarët dhe nuk respektojnë kodin e punës.

SHKARKO APP