FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

94 vota të sigurta për reformën në drejtësi?

Nga Eduard Zaloshnja.

Në fjalimin që mbajti Rama pas takimit të tij me Metën e Bashës, theksoi me forcë tri herë se është i bindur që më 21 korrik do të arrihet konsensusi i të paktën 2/3 të deputetëve të Kuvendit (94), për të votuar një reformë në drejtësi të pranueshme për partnerët euroamerikanë. Duke ditur se PS-ja dhe aleatët e saj të vegjël mund të mos kenë në Kuvend as 71 vota, i bie që në llogaritë e Ramës të jenë edhe 20 votat e Metës, i cili i kërkoi dje Ramës t’a lërë vendin një kryeministri teknik.

A e ka pranuar në heshtje Rama kërkesën e Metës?  Apo ky i fundit është tërhequr nga kërkesa e tij?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sido që të jetë e sido që të ndodhë, Rama në fjalimin e vet përdori një artileri të rëndë retorike, për të përgatitur terrenin e zgjedhjeve të ardhshme (të kohshme apo të parakohshme qofshin). Ata që do të votojnë për reformën të enjten, ai i quajti patriotë pro-euroamerikanë që duan një të ardhme më të mirë të shqiptarëve. Ndërsa ata që nuk do të votojnë për reformën, ai i quajti anti-euroamerikanë që duan të mbrojnë klikën e korruptuar në sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Ramën është më mirë të flasë rreth kësaj teme në zgjedhjet e ardhshme, se sa për kilometrat e pakta të rrugëve të reja, për 300 mijë vendet e reja të punës që nuk u materializuan kurrë, etj. etj. etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?