A do e kapë Shqipëria ‘trenin e 2025-ës?
Ndërkohë që Britania e Madhe ka nisur procesin e daljes nga Bashkimi Europian, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë dyndur tek dera e BE.
Kështu shkruan gazeta e njohur austriake, Kurier.
Sipas saj, në pranverë mund të hapet drita jeshile për nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Këtë e ka bërë të ditur në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.
Sipas gazetës, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka vendosur një datë të rëndësishme.
Ai ka thënë se në vitin 2025 do ketë anëtarësime të reja në BE.
Por Juncker nuk ka dhënë asnjë emër, pasi druhet se nëse vendoset një datë pranimi, vendet do dekurajohen për të punuar me reformat.
Kështu që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor e ka shanset për të kapur këtë tren.
A do ia dalë Shqipëria?
Një studim i fundit thotë se Shqipëria nuk do hyjë në BE përpara vitit 2050.
Kurse kryeministri Edi Rama do takohet personalisht me Juncker në dhjetor.