A duhet arrestuar pronari i hotelit te Mali i Robit për këtë video?

E tmerrshme se çfarë ndodh në bregdetin shqiptar nga ujërat e zeza që derdhin pronarët e hoteleve dhe restorantëve.  Mjafton të shikoni këtë video dhe policia mund të gjejë se ku gjendet saktësisht kanali i ujërave të zeza në Golem që përfundon në detin ku lahen mijëra njërëz, pra gjen se cili është hoteli që i ka derdhur ujërat e zeza. Policia dhe autoritetet shtetrore duhet të reagojnë fort dhe pa mëshirë ndaj kujtdo që vepron kështu në mënyrë makabre ndaj jetës së qytetarëve. Video tregon konturet e vendit ku është filmuar, ndaj ekspertët e mjedisit dhe të policisë e gjejnë autorin e kësaj masakre mjedisore në det.

Thuajse çdo mëngjes, Edi Rama përshëndet ndjekësit e tij në rrjetet sociale me video apo foto nga bukuritë natyrore të vendit apo projektet e qeverisë. Të njëjtën formulë ka përdorur edhe një prej ndjekësve të Berishës që i sugjeron Ramës të shohë një video nga Mali i Robit kur ujërat e zeza derdhen në det.

Nuk është problemi se e ka futur ish-kryeministri Berisha. Ai ka e futur videon online, por çështja shtrohet a do të reagojë shteti ndaj këtij fakti skandaloz?

Njërëzit shkojnë për të pushuar dhe për tu larë në det e jo për të marrë sëmundje nga ujërat e zeza. Ndaj nisur nga video, e cila tregon edhe vendin se ku janë derdhur ujërat e zeza, duhet që insitutucionet shtetrore të veprojnë.

Statusi i Berishes:

Nje miremengjes per Noriegen me nje video nga pushuesi dixhital! sb

“Pershendetje Z Berisha

Kjo ka ndodhur sot ne plazhin Mali i Robit rreth ores 5:30 te mgjesit ku po kaloj pushimet ndaj ju lutem a mund ta postoni kete video si nje mirmengjes nga mali i Robit nga pushuesi dixhital per kryeministrin Rama”

SHKARKO APP