A ka turp ky shkollëpaku?
Nga Petrit Vasili
Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj.
Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër?
Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin.
Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulezojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë.
Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi.
Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë.