Agron Llakaj-Ramës: Shpresoj që ‘autobuzi’ yt të kthehet në Memaliaj

Aktori i njohur i humorit dhe drejtuesi i spektaklit “Al Pazar”  ka ironizuar fushatën e Edi Ramës për fasadat e reja të qyteteve dhe dëgjesat publike, pas fitoreve të zgjedhjeve.

Në një shkrim satirik në Facebook, Llakaj zhvillon një dëgjesë imagjinare mes qytetarëve të Memaliajt dhe Edi Ramës. Në këtë qytet është zbatuar projekti i zhvillimit urban të qendrës. Një investim i rëndësishëm, por për një qytet ku nuk ka më vende pune dhe asnjë projekt zhvillimi duket i padobishëm.

Lexojeni më poshtë “dëgjesën publike” të Edi Ramës në Memaliaj, e cila është sjellë me mjeshtëri nga aktroi Agron Llakaj:

Bashkëbisedim i Edi Ramës me qytetarët e Memaliaj. Mendime dhe propozime për një qeverisje të suksesshme! 

Nga Agron Llakaj

Kryeministri:Përshëndetje të dashur miq! Siç e shikoni jemi live në këtë takim dhe drejtpërdrejtë në ”ERTV”….Së pari ju uroj të gjithëve…ta gëzoni këtë kryevepër të arkitekturës moderne…qendrën e qytetit, i cili është produkt i një studioje prestigjioze franceze…,ky shesh do të kthehet në një qendër të rëndësishme të turizmit botëror (asnjë nuk duartroket).

 Një zë:Ka qenë më i bukur më parë, një qënder plot lule e trëndafila, mozaik ngjyrash të skalitura nga “arkitekti” Bajram Alite pa shkollë fare por mjeshtër i lulishtes. Tani është komplet beton. (Kryeministri krruan zërin dhe bënë sikur se dëgjon).

 Memaliajn qeveria jonë në këto 4 vite të ardhshme do ta bëjë një qendër të rëndësishme për rritjen, grumbullimin dhe tregëtimin e peshkut…,ju nga një qytet minatorësh do të jeni qytet peshkatarësh….,menjëherë pas mbylljes së digës së kalivacit në këtë zonë do të shtrihet liqeni më i madh në jug dhe veriun e greqisë…,qeveria do subvencionoj blerjen e barkave të peshkimit, rrjetave, arkave që do mbushen me peshk dhe ja ku po jua them jo pa mendjemadhësi se, peshku i memaliajt do bëhet me famë në Europë dhe më tej…,këtu do hapet dhe gjimnazi i peshkimit, si ta kapim peshkun, me dorë, me rrjete apo me kallam, se ja ju pyes unë juve…,me se kapet peshku?!

 Një zë:Me dinamit!(të qeshura, kryeministri qesh duke u ngërdheshur)dhe ore ka ndonjë që di të duartrokasi këtu apo ju ka ngrënë gomari bukën?!A doni të ardhme dhe unë për këtë po flas?!

 Një zë nga turma:Ky lum ka dhe shumë ngjala sidomos kur turbullohet uji…,apo këtu bëhet fjalë veç për peshkun, se ne e dimë që ju i hani shumë ngjalat?!…kurse ne bukë, vetëm bukë duam…asgjë tjetër!(heshtje dhe ankth, ngrihet kryetari i bashkisë). Kryetari i Bashkisë: Kush foli?! Një zë:Unë! (një zë tjetër dhe pastaj edhe një zë tjetër, shumë zëra që thërrasin:Unë!)Edi Rama-(kryetarit të bashkisë)Ulu!(turmës), kthehemi te ajo për të cilën jemi mbledhur, pra çfarë mendoni ju për qeverisjen në këtë katër vjeçar që fillon?!(një zë):Duam punë, jemi të gjithë në rrugë!(Kryetari me të bërtitur):Kush foli kush?!(i kthehet kryeministrit)na falni shkëlqësi, se kishim menduar që do dilnin njerëz të pakënaqur!

 Edi Rama-(nën zë)gomar! Jemi dhe në transmetim live!(ngërdheshet nga publiku që domethënë si bën përshtypje)…pra, siç ju thash në qoftë se administrata këtu nuk i përgjigjet kërkesave dhe interesave të qytetareve, kryetari nesër në mëngjes të jap dorëheqjen!…kush e do fjalën?!(një grua nga publiku kërkon të flasë por se le burri, në fund ndërhyn vetë Edi Rama)…o ti zotëri, po lëre ore zonjën të flasi…a dini ju ç’është respekti ndaj gruas?!(gruas) flisni zonjë!

 Gruaja:Zoti kryeministër…s’kemi ujë, rrethuar me lumë por ujë pikë, dritat na priten se s’kemi me se t’i paguajmë se s’ka punë, këtu kush ka pak lekë, hap dyqan dhe i shesim njëri-tjetrit, ose më saktë i shkëmbëjnë me njëri-tjetrin…kurse ne të tjerët blejmë nga dy fletore në vit për familje.

 Edi Rama: Po fletoret përse apo keni filluar të mësoni anglisht?!

 Gruaja:Fletoret i marrim për të mbajtur shënim borxhet…aq shumë fletore me borxhe kemi sa të del anglishtja pa mësuar fare…se të gjithë flasim me vete, pra zoti kryeministër…a ka ndonjë shpresë për jetët tona apo do presim…”peshkun” të rritet…se këto që thoni ju ne këtej i themi “peshku në det, tigani në zjarr”?!

 Edi Rama (krruan kokën dhe ndonjë gjë tjetër që krruhet në të tilla raste dhe nën zë pyet kryetarin e bashkisë)..ku do hamë darkë, apo ikim nga Tërmeti sot?!(publikut)pra ju falenderoj për mendimet tuaja dhe ju ftoj të bëheni pjesë e qeverisjes me oponencën tuaj…pra, ju jeni oponentë a ka gjë më të rëndësishme se oponenca?!(publiku)-skaaaaa….Edi Rama-(kryetarit të bashkisë)më jep një gotë ujë?!Publiku-S’kaaaaa!!!(kryeministri nervoz)ku është tualeti?! Kryetari i bashkisë-(i tregon një lokal por kryeministrit i pëlqen një tjetër lokal)jo te ai se është me PD…shko te ky tjetri më mirë se është me Ne?!(kryeministri shkon në tualet, shtyp galixhanin por ajo është bosh, beërtet!)-S’ka ujë?!Publiku-Skaaaaa!

 (Dhe në fund pa shaka). Zoti Kryeministër! Memaliaj sot është një qytet që po vdes, ka 25 vjet që asnjë lloj qeverie s’ka bërë as minimumin për jetët e atyre qytetarëve, ish minatorë….,  e tani që ke vetë timonin në dorë…,shpresoj që “autobuzi” yt të kthehet në Memaliaj…,për punë, ujë, drita. Në shekullin e 21 dhe sa pak kërkojnë? faleminderit! Agron Llakaj.

SHKARKO APP