Aktori francez, nudo në skenë në shenjë proteste ndaj Ministres së Kulturës (video)
Aktori dhe dramaturgu francez, Sebastien Thiery u shfaq nudo në skenën Bergere Folies, në “nata e 27 e Molierit” në shenjë proteste ndaj Ministres së Kulturës, Fleure Pellerin, për shkak të shkurtimeve të financimeve në teatër.
Ai bëri një lumë kritikash dhe lexoi një sërë kërkesash përsa i përket papunësisë në rritje, që ka prekur edhe teatrin.
“Teatri mund të bëjë pa një kostum, por jo pa një autor. Në Francë të gjithë janë të bindur se dramaturgët fitojnë shumë para. E pra, kjo është e vërtetë për disa autorë në teatrot private. Eric Assous, Florian Zeller apo edhe unë, kemi fituar para, por kjo nuk është arsyeja pse nuk duhet të ndihmohemi, vazhdoi ai me ironi. Ne paguajmë taksat, shkollat private për fëmijët, dadot, pushimet në Mauritius, por në fund të vitit, jemi lakuriq. Në javët e ardhshme, qeveria do të rishikojë projektin e sigurimit të papunësisë. Shtojcat 8 dhe 10 në javët e ardhshme mund të rinegociohen. Duhet të ketë një sistem për të mbrojtur të pambrojturit mes nesh. Dhe kur flas për më të pambrojturit, aty mendoj edhe për dramaturgët. A e dini ju zonja Ministre se shkrimtarët janë të vetmit që nuk kualifikohen për sigurimin e papunësisë?”
Shfaqja e tij nudo e vuri në një pozicion të sikletshëm Ministren e Kulturës. Ndërsa videoja po bën xhiron e botës në internet.