Al Kaeda kishte planifikuar sulm mbi Vatikan
Disa ekstremistë të dyshuar janë duke u hetuar në Itali në lidhje me një komplot të mundshëm të Al Kaedës për të kryer një sulm mbi Vatikan në vitin 2010.
Sipas BBC, rrjeti militant operonte në Sardenjë dhe ka pasur plane të mundshme për të sulmuar Selinë e Shenjtë.
Policia ka lëshuar 20 urdhër- arreste dhe nëntë arrestime janë bërë të premten.
Disa nga të dyshuarit mendohet se kanë organizuar sulmet e vitit 2009 në tregun e Peshavarit në Pakistan,
Medat lokale thonë se dy prej tyre kanë ofruar mbrojtje për Osama Bin Laden.
Një prokuror tha se përgjimet telefonike tregojnë se të dyshuarit kishin planifikuar një sulm me bombë në Vatikan në mars të vitit 2010.
Të arrestuarit janë nga Afganistani dhe Pakistani.