Ambasadorët dhe invenstimet!
Analisti Andi Bejtja ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit.
‘Ambasadorët dhe invenstimet!
Kam takuar shumë ambasadorë shqiptarë nëpër vite, dhe shumë aktive dhe inekzistente…Të gjithë pak a shume kanë pasur një fjali në gojë; e pranova këtë detyrë, madje këtë sakrificë, për hir të kalamajve, të bëjnë shkollën falas, të sistemohen….se me këtë rrogë e me këto buxhete, as bën dot diplomaci, as jeton dot si ambasador….Ej të jemi të sinqertë me ato rroga ambasadorët tanë vetëm mund të punojnë nëpër portalet shqiptare..
Nuk i kthejnë dot të qerasmen as ambasadorit të Kosovës, le më ambasadorit të vendit fqinj. Kështu që t’i kërkosh ambasadorëve shqiptare të thithin investime të huaja në këto kushte është si t’i kërkosh UFO-s të kalojë nga fshati yt.
Ndaj bë njëherë vetë detyrat e shtëpisë: ul taksën e investimeve të huaja që e ngrite kur e uli gjithë rajoni: hiq njëherë damkën e Shqiponjës që dehet nga marijuana; dhe lëre njëherë Ministrinë e Rinisë dhe të Gruas, apo qoftë dhe të Diasporës; krijo Ministrinë e Thithjes së Investimeve të huaja, për të shkuar më pas te reforma në diplomaci…që në fakt akoma nuk e ka bërë njeri në këto 27 vjet dhe që gjithsesi nuk ka pse të fillojë me fyerje…’