Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Pse Rama i trembet më shumë të vetëve

Forum E enjte, 4 Mars 2021 14:10
Andi Bushati: Pse Rama i trembet më shumë të vetëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –

Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes reshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai i u përpoq të ndërgjegjësonte, ata që për inat të qeverisë, mund të shkojnë në shtratin e armikut, apo që për inatin ndaj tij, mund të mos dalin fare në zgjedhje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Pra, ashtu sikurse e ka paralajmëruar që në fjalimin e tij në Labinot, shefi i rilindjes, që është një lexues frenetik sondazhesh, më shumë se gjithçkaje i trembet abstetnimit të socialistëve dhe votës së protestës së shtresës gri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sado që kundërshtarët dhe kritikët e tij shpesh e paraqesin si një delirant të arratisur nga realiteti, Edi Rama po dëshmon se është i ndërgjegjshëm për thembrën e vet të Akilit. Ai e ka kuptuar se kyçi i këtyre zgjedhjeve nuk gjendet tek një opozitë e dobët e pa aftë të frymëzojë, por te vota kundër, tek inati i akumuluar me pushtetin, tek mbingopja me njeriun e kudogjendshëm, që e shohin prej dy mandatesh në kryeministri, apo që e paguajnë pandërprerje me paratë e tyre, që nga ajo ditë e largët e 23 viteve më parë kur hyri në politikë për të mos i’u shkulur më kurrë posteve publike (ministër, kryebashkiak, kryeministër) .

Edhe në kuptimin historik duhet pranuar se Rama ka të drejtë. Zgjedhjet në Shqipëri kanë dëshmuar se votuesit i drejtohen kutive më shumë me mllefin për të dënuar ata që janë, sesa me shpresën ndaj atyre që do të vijnë.

Kështu, rotacioni i madh i 2013 nuk ndodhi për arsyen se çifti Rama-Meta, që shqiptarët e kishin provuar prej fillimit të këtij shekulli, u përkundte ndonjë ëndër të lumtur. Ata i kishin ende parasysh këto figura të telendisura nga katharsisi, që kishin abuzuar me pushtetin e PS-së, që për sharjet, ofendimet e akuzat që kishin nxjerrë nga goja kundër njëri- tjetrit do i kishte zili edhe baxhella më e rëndomte e lagjeve tona.

Pra tetë vite më parë shqiptarët nuk votuan me besim, por me inat. Ata nuk pritën PS dhe LSI-në, ata ndëshkuan “të gjitha fajet e Saliut” dhe mbretërimin e tij arrogant në pushtet.

Pak në mënyrë më të ndryshme edhe rrotacioni i 2005, u bë për të njëjtat shkaqe. Ai pati në thelb heqjen qafe te kleptokracisë banale nanoiste, ndonëse çmimi për ta bërë këtë ishte rikthimi i rikthimi në pushtet i Berishës, për largimin e të cilit në ‘97-ën ishte derdhur jo pak gjak.

E njëjta fabul është prezente edhe sot. Ndonëse bashkimi PD LSI është po aq artificial, ndonëse ato nuk nuk e kanë rishikuar aspak të shkuarën e tyre, ndonëse nuk kanë ofruar asnjë garanci për të nesërmen, kyçi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë inati, revolta, padurimi, neveria, përçmimi dhe lodhja e votuesve me njeriun që i rri prej tetë vitesh mbi krye. 25 prilli rrezikon të jetë dita e ndëshkimit para asaj të shpresës, raporti me të tashmen, para atij me të ardhmen, çasti i çmontimit dhe jo i ndërtimit, akti i revanshit dhe jo urtësia e reflektimit.

Pikërisht këtij fenomeni, që lidhet sa me të sotmen po aq dhe me traditën e afërt, i trembet Edi Rama.

Ai nuk ka frikë as opozitën dhe as rivalët direkt. Ai më shumë i trembet të tijëve. Ai tutet nga të majtët që ka zhgënjyer dhe nga shtresa gri që ka shkelur me këmbë. Sot ai ndihet i tradhëtuar nga ata që ka shpërfillur dhe harruar. Prandaj tani po i përgjërohet që ta hedhin pas krahëve inatin me të dhe me qeverinë, kur t’i drejtohen kutive të votimit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.