Andi Bushati: Rama po bën show, ja dy goditjet e mëdha që mori

Placeholder Image

Sipas analistit Andi Bushati, aksionet e policisë, paketa antishpifje dhe ligji për heqjen e lojërave të fatit, janë të gjitha show i Ramës për të hequr vëmendjen pas dy goditjeve të mëdha që mori.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Bushati tha se Rama është çoroditur pas mënyrës si policia u soll në rastin “Xhisiela”, sidhe me Prokurorinë në futjen e një dëshmitari të rremë.

“Dhe prandaj po flet për lufte kundër shpifjes, heqja e basteve, aksionet e policisë, janë tentativa për të hequr vëmendjen nga këto goditjet. Rama në 5 vite, të gjitha vendimet që ka marrë, koncesionet, taksat, politikat me krimin, ka bërë veprime që shkojnë kundër interest publik,” thotë Bushati.

“Sot politika e qeverisë duhet të kishte thjeshtësinë për të thënë krimi ka hyrë thellë në gjirin tonë e ja ku janë provat. Mark Frroku nuk është rastësi, Saimir Tahiri nuk është rastësi. Sa herë kruan një plagë të del dikush i lidhur me krimin.

E dyta, a fitohen zgjedhje me Dakon, a fitohen me Veliajn, Sejdinin, Ramën? Kam mbajtur idenë se opozita sa herë futet në lidhje me këtë kapje sistemi që ka bërë Rama, opozita është fasadë zgjedhjesh dhe jo një konkurrent real.

Nuk më duket normale që Rama fitoi vetëm. Nuk është vetëm faji i Bashës, si opozitar i dobët, por dhe me një opozitë të fortë, Rama prapë fiton se ka kapur sistemin. Kur cakton vetë rregullat e lojës, gjithmonë fiton.

Është një opozitë më e shëndetshme dhe më efikase po bëri opozitë me gjërat për faktet që ka konsensus i gjithë publiku. Duhen nxjerrë faktet për paratë që futen në fushatë,” tha Bushati.

SHKARKO APP