Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anila Basha: Kasemi ishte njëri nga ne, na mungon të gjithëve

Forum E diel, 6 Dhjetor 2020 14:24
Anila Basha:  Kasemi ishte njëri nga ne, na mungon të gjithëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Anila BASHA

(In memoriam)

Gjethet e zverdhura të vjeshtës së vonuar, i bien mbi arkëmortin që shkon me trupin e tij për në banesën e fundit. Muzika funebre në sfond të trondit dhe të kujton se jemi duke i thënë përfundimisht Lamtumirë, Kasemit, mikut tonë të çdo kohe.

Por, po dërgohet atje në banesën e fundit vec trupi i tij, si fizik. Shpirti i tij endet mes kujtimesh, intervistash, statusesh në rrjetet sociale, apo dhe atyre që ende nuk e besojnë dhe nuk kanë fjalë ti thonë, sepse, as nuk duan ta besojnë se Kasem Hysenbelliu nuk është më.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kush e njohu dhe nuk tha: Cfarë fatkeqësie…Virusi po merr më të mirët.

Po, Kasemi ishte një ndër më të mirët. Gjithe kohën për sa e njoha ka mbajtur detyrën e drejtorit, administratorit, pronarit, por vetëm në një rast e shfrytëzonte këtë titull e pozitë që mbante: atëherë kur fuste dorën në arkat e cdo kompanie dhe dorëshpuar si ai, shpërblente gazetarët, ata të thjeshtët, që në shi e në diell, në borë a në përmbytje, në protestë apo në fatkeqësi, ishin të parët që rrinin me orë të tëra për të sjellë lajmin e fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte Kasemi që mendonte për ta. I merrte në telefon, i inkurajonte, u thoshte se puna dhe mundimi i tyre nuk do të lihej pa u shpërblyer, jo vetëm në aspektin monetar, por edhe atë shoqëror e familjar.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

E bënte dhe Kasemi drejtorin, po. Por e bënte kur secili nga gazetarët (dhe jo vetëm), nga stafi i tij (dhe jo vetëm) kishin halle. Donin zgjidhje për problemet. Kishin një familjar të sëmurë, apo diku, një dokument nga shteti që u vonohej pa të drejtë. Një kredi që nuk merrej, një vertetim që nuk jepej, një derë spitali që nuk hapej; një punësim që vonohej; një ndihmë për fëmijën në shkollë; apo një padrejtësi diku në vendin e punës. Nuk shqetësohej askush se Kasemi ishte aty. Nuk kishe nevojë t’i bije me shkelm derës së zyrës së drejtorit. Dera e zyrës së tij ishte gjithmonë e hapur, dhe pasi uleshe aty të ftonte dhe fjalia e parë ishte: Cfarë problemi ke…Si mendon ta zgjidhim…

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që telefoni i Kasemit të mbyllej, ditën apo natën. Nuk del dot kush të thotë se hyri te Kasua dhe nuk dëgjoi fjalën e mirë apo urtësinë e tij.

Makina e tij nuk ishte nga ato të luksit me bodigardë e shoferë që duhej të mbante një drejtor e pronar si ai. Kasemi i merrte me vete gazetarët në makinë, i shoqëronte, turnet e natës i conte poshtë derës së shtëpisë, e të nesërmen interesohej që makina e punës të mos i harronte.

Kasemi ishte nga ata drejtorë e pronarë që të jepte dorën, të rinjve u jepte mundësinë, të vjetërve u tregonte se mund të ecnin më shumë, sesa kishin arritur. Ishte i pari që thoshte kur gabohej “s’ka gjë, herën tjetër do ta bësh më mirë”.

Sa e sa orë, ditë, që nga viti i largët 2002, kemi kaluar, dhe përherë Kasua të tregonte anën e tij njerëzore, me optimizmin për zgjidhje të problemeve. Madje, për të, problemet mbeteshin atje te Kasua. Ne të tjerët, vazhdonim punën normalisht.

Ky ishte Kasua drejtori, pronari, administori.

Për gjithë të tjerat, Kasem Hysenbelliu ishte njëri nga ne, njëri nga gjithë armata e gazetarëve dhe punëtorëve të medias që ndoshta nuk ulej në kompjuter të shkruante një lajm; por qëndronte aty pas teje dhe gëzohej si fëmijë, e qeshte e entuziazmohej kur shihte sa bukur e kishe bërë. Apo qëndronte aty pas te regjia, te pulti i trasmetimit për të parë sesa bukur dilte intervista, emisioni, protesta live, transmetimi…

Kasemi ishte i pari që hapte zyrën e derën e cdo redaksie. I fundit që ikte prej saj. Kelës dhe fëmijve u conte në shtëpi edhe problemet tona. Të nesërmen, të vinte me zgjidhje.

Kasemi ishte ai që nuk mungonte në ceremoni mortore dhe festive të gazetarëve të vet dhe atyre që kishte punuar. Kasemi ishte i vetmi, që sikur të kishte shef protokolli, kujdesej të conte mesazh për ditelindje, festa e gëzime fëmijësh.

Kasemi ishte ai që të conte mesazh kur shihte se diku ishte gabuar, dhe një lajm nuk kishte dalë mirë. E ka bërë dhe me mua.

Kasemi ishte i vetmi që organizonte komunitetin e gazetarëve, i bënte bashkë. Trokiste gotat e hidhte vallen me ne. Nuk pranonte tavolinën VIP, ishte aty te tavolina e gazetarëve, operatorëve, montazhierëve, shoferëve….

Ndaj sot qajmë të gjithë për largimin nga kjo botë të Kasemit, sepse do na mungojë ana njerëzore e shefit që nuk do ta ketë më asnjë prej redaksive që ai krijoi, ndërtoi e punoi me përkushtim.

LAMTUMIRE O MIKU YNE I PAHARRUESHEM!

newsbomb.al

Etiketat e lidhura

Anila Bashakasem hysenbelliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.