Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Antishpifja si provë e fundit për të rrëzuar autoritetin e autoritetit!

Forum E martë, 17 Dhjetor 2019 21:37
Antishpifja si provë e fundit për të rrëzuar autoritetin e autoritetit!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zylyftar Bregu/ Kur, duke përdorur kryetarin e AMA-s, mazhoranca nisi procedurat për shkarkimin tim si anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe po informoja përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Tiranë, pyetja që me përsëritnin ishte; Pse Rama do të marrë mazhorancën në AMA? Për çfarë i duhet, kur kishte mbaruar “de jure” dhënia e licensave dixhitale? Nuk kisha një përgjigje për ta, por kjo më shtyhu të ka kërkoja atë. E mësova shumë shpejt, edhe pse në atë kohë (nëntor 2018) shumë pak njerëz e dinin. Përgjigja ishte e thjeshtë! Ramës i duhej mazhoranca në AMA, pikërisht për shkak të idesë që kishte që në atë kohë për ligjin anti-shpifje që po diskutohet sot. Këtë përgjigje ua transferova sërish atyre që më pyetën, pra përfaqësuesve të organizatave dhe strukturave ndërkombëtare.
Qëllimi ishte i qartë! Meraku ishte i bazuar! AMA me atë përbërje e bënte nul ligjin antishpifje, për shkak të formulës politike që ishin zgjedhur anëtarët. Qeveria nuk kishte mazhorancën e autoritetit të mediave
Në fakt ky nuk ishte i vetmi hap në këtë drejtim. Kryetari i AMA-s, ishte përdorur edhe më parë, kur në emër të bordit (shkelje ligjore proceduriale kjo, që është evidentuar nga bordi) kishte miratuar propozimet e mazhorancës qeverisëse për shpifjen.
Në një formë të paartikuluar qartë, këtu e ka merakun, dhe arsyen nervozizmi i medias. Si mundet që një bord i ngritur nëpërmjet një formule politike të gjykojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale produktin e medias onlinë.
Në pikën 4 të nenit 9 të ligjit për meduat audivizive që flet për mënyrën se si zgjidhen anëtarët e AMA-s, shkruhet shprehimisht; “Në çdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, tre kandidatë të mbështetur nga shumica parlamentare, tre të mbështetur nga opozita. Kandidatët për anëtarë të AMA-s i propozohen për miratim seancës plenare.
Pak më poshtë kur shpjegohet formula e zgjedhjes së kryetarit duket qartë që edhe kryetarin e zgjedh shumica parlamentare. Pra, në bilancin përfundimtar shumica parlamentare (qeverisëse) drejton edhe AMA-n.
Kjo formulë e ndërtimit të AMA-s, si dhe infrastruktura teknologjike dhe njerëzore e AMA-s e bëjnë të pamundur monitorimin e paanshëm, e plotë dhe profesional të të gjithë kurpusit (ose produktit) onlinë.
Sipas filozofisë së “kokës së turkut” AMA do të funksionojë vetëm me urdhëra partie, duke gjobitur ato media që i prishin humorin kryeministrit, ose më së shumti edhe ndonjë eksponenti të lartë të partisë.
Ky qëllim duket se justifikon edhe nxitjen e kryeministrit për ta shtyrë karvanin përpara, edhe pse analistët (që ai i etiketoi me qentë që e shqetësojnë kur ai është duke bilbilosur mbi rrënojat e tërmetit) dhe jo vetëm, po e kundërshtojnë me forcë këtë draft.
E këtu vijmë tek pika e dytë e kundërshtimit të kësaj nisme, e cila prodhon dy kundërshti konceptuale.
Së pari, nisma del kundër praktikës globale që media si pushtet nuk mund të rregullohet nga ndonjëri prej tre pushteteve që ajo monitoron. Sepse këto të fundit kanë konflikt interesi me median. Zakonisht media identifikon dhe gjeneron mekanizma vetrregullimi.
Së dyti, propozuesi është kryeministri dhe kryetari i një partie politike që qeveris Shqipërinë prej më shumë se gjashtë vitesh. Është pikërisht ky kryeministër që ka autorisinë e reformave të cilat kanë përkqeësuar treguesit e demokracisë në vend. Rama është propozuesi i ndryshimeve kushtetuese (brenda natës) të vitit 2008. Që në atë kohë këto ndryshime prodhuan konflikt politik. Por sot vështirë të gjesh dikë që të mendojë se ndryshimet kushtetuese kanë rezultuar pozitive. Si pasojë e ketyre ndryshimeve kushtetuese (pra ndryshimit të sistemit elektoral dhe fuqizimit të kryetarëve të partive) dhjetra kriminelë hynë në parlament dhe në pushtetin lokal. Këto ndryshime kushtetuese e kanë kthyer pushtetin legjislativ në një shtojcë të pushtetit ekzekutiv, ose më saktë të kryeministrit.
Përpjekja e radhës e kryeministrit për të rregulluar pushtetin gjyqësor na ka lënë prej kohësh pa gjykatë kushtetuese dhe pa gjykatë të lartëm dhe më një ortek problemesh në shtyllën e tretë të shtetit, që është pushteti gjyqësor.
Pasi ka shkatërruar tre pushtetet, kryeministrit i duhet t’i mbyllë gojën pushtetit të katërt që të mos bëjë publike rrënojat e tre pushteteve të tjera. Këtë do ta realizojë nëpërmjet autoritetit pa autoritet të medias audiovizive.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Autori ka qenë anëtar i Autoritetit të Mediave Audiovizive për periudhën 2010-2019

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 38 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 46 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.