Arbëria përballë genocidit sllav dhe otoman

RUBRIKA “SHQIPTARË DHE BARBARË”

Shkëmbimi (transfuzioni) i popullsive në Ballkanin perëndimor dëmton i identitetit etnik i shqiptarëve

 Nga Gjet Ndoj

I-Ç’pozitë kishin shqiptarët (Ilirët dhe Arbërit) me “dyndjet e popujve” dhe sa të ndikuar ishin prej tyre gjatë historisë?

Në Antikitetin e Vonë deri në Mesjetën e Mesme (shek VI- XII), në territoret Ilire- Arbnore, ashtu si edhe në hapësirat e Perandorive Romake të Perëndimit dhe në atë të i Lindjes (Bizant) vërshuan në fillim Gotët (fis gjerman) dhe më vonë (shek –VII-XII) fiset Bullgare dhe ato të sllavëve të Jugut. Në fillim u vendosën në pjesët e sipërme e të mesme të luginave të lumenjve si Drin, Shkumbin, Devoll, Vjosë e Drinos, ndërsa në jo pak raste këto fise vërshuan deri në luginat e poshtme të Vjosës, Osumit, Semanit, Shkumbinit e Cemit në Veri. Shkatërrimet e qendrave të banuara (Kala, kështjella, qyte e fshatra) prej këtyre fiseve barbare ishte pasoja e parë që linin pas. Përveç kësaj, kolonizimi i hapësirave iliro- arbnore, në pjesën më të madhe të tyre, solli ballafaqimin me popullsinë vendase, e cila ndonëse ishte autoktone dhe e lidhur fort me trojet e saj, pësoi një tkurrje të konsiderueshme. Dikur Ballkani njihej si Gadishulli Ilirik dhe banohej në pjesën më të madhe nga popullsi etnike iliro- arbnore (sipërfaqja mbi 300 mijë km), përveç pjesës Veri-Lindore që banohej nga rumunët dhe pjesa jugore nga grekët. Ndërsa pas valës së dyndjeve sllave, diku nga shek VIII-XIV, popullsia vendase etnike abnore banonte në pjesën perëndimore të gadishullit (sipërfaqe e tkurrur e trojeve etnike mbi 100 mijë km) duke lëshuar Ballkanin Qëndror (bullgarëve), Dalmacinë e Ballkanin veriorë sllavëve të jugut (serbëve, malazezëve, kroatëve e sllovenëve). Procesi i krijimit të formacioneve shtetërore pas dyndjeve të mëdha të popujve (barbarëve), ndodhi si tek të ardhurit që kishin zënë vend (Mbretëria Bullgare, Mbretëria Serbe), por edhe tek arbrit. Këshu nga shek XIII deri në fundin e shek. XV, (viti 1479 kur gadishullin e pushtoi tërësisht Perandoria Osmane), krijohen e konsolidohen principatat arbnore si: Principata e Arbrit, e Balshajve, më vonë e Dukagjinve, Kastriotëve, Jonimaj, Blinishtët e Spani, Topiajt, Muzakajt, Gropajt, Shpatajt e Zenebishët, Arjanitët, etj. Bashkë me procesin e shtetformimit tek arbrit u krijua dhe aristokracia e vendit, shtresa e fisnikëve, princave dhe e dinastive në të gjithë hapësirën e Ilirikut, shtresa e nëpunësve dhe e njerëzve të dijes, ndërkohë që shtresa e klerikëve ndonëse ishte më përpara, gjatë kësaj kohe u zhvillua e u konsolidua më tëj. Kështu gjatë shek. XII deri në fundin e shek . XV u dizenjua mirë hapësira territoriale e Arbërisë Mesjetare (Ilirisë Re) dhe bashkë me të u konsolidua Etnia (nacionaliteti) ynë tipikisht europian. (gjuhë europiane, besim i krishterë, zakone e mënyrë jetese identikisht si tek popujt europianë, komunikim dhe marrëdhënie të ngushta ekonomike e tregtare me Venedikun e Raguzën dhe nëpërmjet tyre me të gjithë Europën Perendimore e Lindore, etj.

Në fakt sikurse do të shohim kjo periudhë stabiliteti e zhvillimi zgjati jo më shumë se tre shekuj, ndërkohë që dyndja e hordhive Osmane që erdhën nga Azia pushtuan gjatë shek. XV të gjithë Gadishullin Ilirik e bashkë me të edhe trojet e principatave arbnore. Kjo dyndje e re pas atyre sllave do të sillte pasoja të rënda ne jetën ekonomike, politike, kulturore e fetare edhe tek arbërit- indigjenët e Ballkanit.

 

  1. Shkëmbimi (transfuzioni) i popullsive në trojet shqiptare dhe ndikimi deeuropianizues i këtij procesi në nacionalitetin dhe Etninë e shqiptarëve.

 

Pushtimet barbare në trojet etnike Iliro- Arbnore kondicionuan shumë herë procesin “zbrazjes” e të largimit të popullsisë autoktone, nga ana tjetër të ardhjes dhe të vendosjes së popullsive të huaja (kolonëve) në hapësirat Iliro-Arbnore.

 

1- Emigrimi dhe shpërngulja e arbërve drejt Greqisë nga presioni I pushtimeve slave e deri në kohën e pushtimit osman.

Rreth ¾ (75%) të Gadishullit Ilirik (Ballkan), e zuri kjo popullsi, ndërsa trojet Ilire u tkurrën në rreth 30% të hapësirës që kishin patur para këtyre pushtimeve. Edhe pas krijimit e konturimit të hartës së vendosjes së Arbërisë (Principatat arbnore) dhe e mbretërive sllave (Bullgare, Serbe etj), në shek.XIII e më vonë trysnia sllave mbi Arbëri vazhdoi. Për pasojë edhe në hapësirën etnike arbnore e konturuar deri diku ndodhte zbrazja dhe largimi i popullsisë autoktone jashtë kësaj hapësire. Pushtimet sllave në veri i kishin detyruar arbrit të shtegtonin në Greqi që në shek. XIII. Këto dyndje vazhduan edhe gjatë gjithë shek XIV, madje edhe pas shek XV kur vendi ra në dorë të Osmanëve e deri në shek XVIII duke u krijuar koloni të reja. Edvin Jacques (në librin e tij Shqiptarët, fq 222) për fillimin e këtyre lëvizjeve dhe themelimin e kolonive të paratë arbërve në Greqi shkruan: “Historiani bizantin Kanteku, vuri në dukje se grindjet midis dhe princëve latinë (1202-1204) e kishin shkretuar fshatin grek. Mirëpo arvanitët e sapoardhur u vendosën në tokat djerrë, prenë pyjet dhe hapën akoma më shumë toka të punueshme. Shumë krahina greke që kishin qenë vetëm strofka të banditëve, falë punës së këtyre bujqve me përvojë u lëruan dhe u mbollën me drithëra”

Më vonë, në fillim të shek.XV Gjin Bue Shpata ngriti disa koloni të reja në territoret e greke.

Procesi merr një hov të ri pas pushtimit Osman dhe ushtrimit të genocidit të ushtruar prej ushtrisë turke gjatë shek XV e vazhdon deri në shek. XVIII. Popullsia arbnore që emigroj për në Greqi gjatë të gjithë këtyre shekujve u vendos që nga Arta, në Atikë, në Peloponez e More ishte gati gjysma e popullsisë arvanitase, madje u krijuan koloni edhe në Athinë. Dëshmi e këtij realiteti janë sot gjuha e ruajtur prej tyre, veçoritë etnokulturore e zakonore arbnore- shqiptare, si dhe toponimia (emrat e fshatrave e të qyteteve) që janë në gjuhën vendit të origjinës (Arbërisë).

Aftësia, geni, temperamenti dhe personaliteti, kultura e punës dhe aftësitë luftarake të tyre bënë që kjo popullsi (sot mund të jetë rreth 2 milionë), përcaktuan dhe rolin e madh që patën arvanitasit në zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit grek.

Për këtë Pashko Vasa në librin e tij “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” përmend: “…kapedanët tanë ortodoksë të krishterë (arvanitas dhe shqiptarë), qenë ata që përgatitën Greqinë e Re. Qenë trimat më të shquar të Luftës së Pavarësisë së saj: Boçari, Kollokotroni, Karajuskëqët, Xhovellat, Mianlët, si dhe kaq luftëtarë të tjerë, të gjithë qenë shqiptarë që morën pjesë me mish e me shpirt në favor të Greqisë, duke qenë të udhëhequr pikësëpari nga shpirti luftëtar e lakmitar ngjarjesh e luftërash dhe pastaj prej ndjenjave fetare që kishin të përbashkëta me grekrit”. Historia e gjatë e e mbijetesë dhe kontributi thelbësor që arvanitasit dhanë në çlirimin dhe themelimin e shtetit grek, ka bërë që ky vend për ta të jetë atdheu i tyre duke mos e harruar vendin origjinës. Si konkluzion të kësaj çështje mund të themi se lufta mes popullsisë etnike autoktonëve dhe asaj sllave (asimilimi njëherësh) ka zgjatur prej më shumë se 1200 vitesh (që në shek. VIII) dhe vazhdon deri në ditët tona.

 

2-Pushtimi dhe gjenocidi Osman në Arbëri zbraz popullsinë e vendit duke e detyruar të emigrojë në Itali e Dalmaci. Vendosja e kolonëve nga Azia e Afrika në disa qytete kryesore të vendit.

Është e kuptueshme se pas pushtimit Osman hakmarrja mbi arbëreshët (që luftuan dhe fituan për rreth 25 vjet mbi ushtrinë), do të ishte barbare. Kjo shtypje e gjenocid rëndoj më shumë në provincat e vendet që ishin epiqendra të luftës anti osmane, që ishin zotërime të Principatës së Kastriotëve e të Dukagjinve që përfshinin hapësirat që korrespondojnë nga Elbasani në Mal të Zi, nga Durrësi në Prizren dhe nga Dibra në Shëngjin. Reprezaljet dhe genocide i ushtruar nga ushtria barbare osmane e detyruan popullsinë heroike të këtyre anëve të braktiste trojet e veta etnike dhe të emigronte drejt perëndimit, duke kaluar fillimisht drejt jugut të vendit për në zonat e Himarës, për të kapërcyer detin drejt Italisë.

 

  1. a.-Destinacioni i emigrimit të popullsisë së pambrojtur nuk ishte Himara, por kalimi i Otrantos për në Italinë e Jugut (në tokat e Alfonsit V dhe më vonë të Ferdinantit).

Mërgimtarët e parë në Itali thuhet se janë vendosur më 1443, në kohën kur Alfonsi V i Napolit (Mbretëria e Dy Siçilive”, pajtoi për luftë trupat arbëreshe (shqiptare) nën komandën e Dhimitër Rërës. Pas luftës ky I fundit u bë Guvernator I Kastra Rexhios duke themeluar 13 fshatra arbëreshe afër Katanzaros dhe disa të tjerë në Sicili.

-Ndërsa pas fushatës së Gjergj Kastrotit më 1462, atij i falën toka të shumta ku u vendosën disa nga familjet e e veteranëve të lodhur nga betejat e shumta kundër hordhive osmane.

-“Me 25 prill të vitit 1467-shënon Edvin Jacques në librin e tij Shqiptarët- dy katolikë shkodranë,nga frika e përparimit të turqve morën imazhin e “Zojës së Këshillit të Mirë” i njohur më shumë si “Zoja e Shkodrës” dhe e kaluan përtej Adriatikut në Genacano në Itali, rreth 27 km në lindje të Romës. Aty imazhi u bë i njohur në besimin popullor arbëresh . edhe sot e kësaj dite çdo 25 prill, ora 9-oo të mëngjesit, të gjitha kambanat e Genacanos bien në përkujtim të mërgimit dhe të pranisë së saj mbrojtëse”.

-Por dyndjet më të mëdha të popullsisë arbnore nga trojet e saj etnike për në Itali ndodhën në periudhën 11 vjeçare 1468-1479 (nga vdekja e Gjergj Kastriotit deri sa ra dhe kalaja e fundit e qëndresës Rozafati në Shkodër).

Ka shumë dëshmi e dokumente për këto ngjarje. Në një letër që i dërgoi Filipit (Dukës së Burgonjës), Papa Pali II bën këtë përshkrim: “Është e dhimbshme ti shohësh këta aventurierë pa atdhe që kalojnë Adriatikun me varka të lehta dhe përpiqen të gjejnë buzë brigjeve të Italisë një strehë kundër barbarizmave të të pafeve”. Natyrisht shumica e mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe kërkuan strehë në Italinë e Jugut tek territoret ku mbretëronte Ferdinandi . Miku i Gjergj Kastriotit Ferdinandi u fali pa përcaktim toka në Kalabri, Basalikata, Sicili etj.

“Mbreti I Napolit, në vitin 1482 u premtonte toks të lira shqiptarëve dhe grekëve (kryesisht arvanitë- shqiptarë që kishin emigruar më parë nga Arbëria Greqi), të cilët shkonin në Brindizi.Emigrimin në Itali e përfundojnë emigrantët e Himarës të vitit 1744. Në përfundim në vitin 1886, në 79 komuna të Italisë kishte 196 768 arbëreshë (shqiptarë}”.

 

  1. b. Shpërngulja e arbëreshëve drejt Dalmacisë për në Italinë e Veriut.

Ky fluks më i madh ishte në kohën kur ra qëndresa në Shkodër dhe Kalaja e qytetit u pushtua nga ushtria turke pas vitit 1479. Banorët që shpëtuan këtu, por dhe një numër i madh njerëzish që vazhdonin të lëviznin drejt Dalmacisë e Venedikut u bashkuan masivisht duke e lënë përgjithmonë atdheun e tyre. Në këtë kohë kanë emigruar bashkë edhe me një garnizon (grup luftëtarësh) familja princore e Lek Dukagjinit, vëllezërit Gazulli etj. Refugjatët u pritën mirë duke ju dhënë dhe pencione pune dhe shimë prej tyre u vendosën në zonën e Gradiskës (një zonë kjo shumë e preferuar). Toka u nda në 150 pjesë, numër i barabartë me numrin e familjeve që u vendosën atje. Venedikasit i vendosën këtu në lindje të Venedikut sidomos për arsye që shqiptarët (arbanasit) të përbënin një mburojë kundër ndonjë sulmi të mundshëm nga ushtria perandorake Osmane (Turqit në 1476 kishin arritur një herë atje).

Një komunitet i madh shqiptarësh u vendos edhe pranë Lagunës së Venedikut, ku ata ngritën spitalin e tyre, shkollën e famshme shqiptare, fasadat e së cilës janë edhe sot në basorelievet e saj që tregon episode të betejave dhe të luftërave shqiptare,

 

2, c. Vala e emigrimit merr me vet fisnikërinë dhe elitën arbnore.

Duhet theksuar se gjatë sundimit 25- vjeçar të shtetit Arbnor të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu krahas Aristokracisë së trashëguar më parë u zhvillua dhe mori formë një fisnikëri e re siç ishin nëpunësit e këtij shteti,,. Diplomatë politikanë,elita ushtarake; u konsolidua më tej inteligjenca e edukuar kryesisht në universitetet katolike perëndimore etj. Pas rënies së vendit në dorë të barbarisë Osmane, në kushtet kur gjatë “Periudhës së Okupimit të rreptë” 1468- 1540, në kushtet e një shfarosje masive, u provokua një dyndje masive e popullsisë arbënore drejt Italisë, Dalmacisë etj. Bashkë me popullin emigroi dhe elita e tij.

-Që në vitin 1387 një familje tregtare nga Durrësi mërgoi në Republikën e Gjenovës. Për afër një shekulli ajo u bë nga më të pasurat në Rajon. Dazhi (Presidenti) i parë i Republikës së Gjenovës ishte Xhakomo Durrazzo. Kurse edhe gjashtë presidentë të tjerë dhe dy kardinalë mbanin mbiemra që dëshmonin origjinën e tyre arbëreshe (shqiptare). Që në dyndjet e para përmendëm Dhimitër Rëra i cili pasi drejtoi me sukses ushtrinë e tij në ndihme të mbretit Alfonsi V i Napolit, ky i fundit e gradoj, duke i dhënë dhe detyrën si Guvernator të Kstra Rexhios (1443), ku me veprimet e tij u themeluan 12 fshatra shqiptare në Kalabri dhe në Sicili.

Po kështu në v. 1462, pas fushatave të suksesshme në mbrojtje të Napolit -Gjergj Kastrioti mori si shpërblim toka pa fund për elitën ushtarake të plakur dhe familjet e tyre.

-Po në Italinë e Jugut, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u vendos dhe familja e tij, i biri Gjon Kastrioti dhe e ëma Donika etj. Në fillim mbreti Ferdinand hezitoi jo se nuk dëshironte, por kishte frikë se duke e strehuar familjen e tij mund të bëhej “target” i një sulmi të mundshëm nga Turqia. Megjithatë me ndërhyrjen edhe të Papës, Familja e Gjergj Kastriotit u vendosën në tokat e Mbretërisë Napolit. Në 1479, pas rënies së Shkodrës, sic e thamë më sipër, falë marrëveshjes së kapitullimit shpëtuan një pjesë e madhe e garnizonit luftarak dhe disa prijës e fisnikë me emër. Ndër ta ishte dhe familja e famëshme bashkë me Princin Leka III Dukagjini, vllezërit Gazulli etj.

Vllezërit Gazulli (Andrea, Gjon dhe Pal Gazulli) kishin dhënë një ndihmesë të madhe diplomatike e politike Gjergj Kastriotit . gjoni në vitin 1430 ishte diplomuar për matematike e astronomi në Universitetin e Padovës. Pikërisht ky Universitet e ftoj si petagog të Astronomisë dhe u bërë shumë i njohur si “Joannis Gini Gazuli da Albania”.

-Marin Barleti- dëshmitar i luftës për pushtimin e Shkodrës, u bë i njohur në të gjithë Europën me dy veprat e tij në latinisht: “Jeta dhe vepra e Skëndërbeut” dhe “Rreyhimi i Shkodrës”.

Leonik Tomeu (1456-1531), mërgoi në Venedik dhe u ftua në vitin 1497 të jepte filozofi në Universitetin e Padovës. Për 30 vjet Tomeu u dallua për dhënien në original të filozofisë së Aristotelit. Ndër nxënësit e petagogut të famshëm Tome qe dhe astronom I famshëm Nikolla Koperniku, i cili ndër të tjera ka thënë se : “…arritjet e tij në shkencë ja dedikonte petagogut të famshëm Leonik Tomeu”.

-Marin Bicigemi (1468-1526), dëshmitar i luftës gjatë rrethimit të Shkodrës prej ushtrisë Turke (në moshën 11 vjecare). Ai kishte parë me sytë e tij 26 familiarët e tij që vriteshin duke mbrojtur Kalanë e Shkodrës.Patën shpëtuar vetëm katër persona nga 30 që kishte gjithsej familja e tij. Edhe ky personalitet dha mësim për Retorikë në Universitetin e Padovës. Shkruajti komedinë mbi Cicëronin Romak, Plinin etj.

-Andrea Aleksi (Ndre ose Ndue Lleshi)(1425-1595), i ardhur në Milano dha kontributin e tij kryesor në bërjen e veprës së “Altarit Shqiptar” prej mermeri dhe që u vendos në Katedrën e Milanos. Ishte arkitekt, sculptor dhe piktor I shquar.

-Klementi XI. Familja Albani erdhi në Romë nga shek XVI nga Laci i Arbërisë. Kjo familje i dha Kishës Katolike shumë prelatë të njohur, ndër të cilët dhe Papa Klementin XI (1700-1721) dhe shumë kardinalë. Papa Klementi XJ qe një nga papët më të rëndësishëm në historinë e Vatikanit që bëri shumë për Europën dhe kohezionin e saj.

-Aleksandër Albani, kujdestar i Librarisë së Vatikanit.Ndërtoi në vitin 1758-1760 shtëpinë e tij të mrekullueshme në fshat “Vila Albani”, për të vendosur aty koleksionin e tij të pasur me kryevepra të artit modern e antik, të cilat sot zbukurojnë muzeumet kryesore të Europës.Pjesë e kontributit të Familjes Albani është dhe piktori i shquar Francesko Albani.

Konti Zhyl Tomeu u bë një nga filantropët më të mëdhenj të Francës dhe përkthyes i shkëlqyer i veprave të Aristotelit, këshilltarit të Aleksandrit të Madh. Kështu edhe Franca përfitoi nga mërgata shqiptare,

-Shumë mërgimtarë të tjerë u bënë princër katolikë nëpër Europë, drejtues luftrash e gjeneralë në Spanjë, Piemonte, Austri e vende të tjera.

Sikurse e përshkruam duket qartë se pjesa më e madhe e këtyre personaliteteve e familje përbënin Elitën e Etnisë Arbnore.Ata dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e vendeve europiane, ndërsa largimi i tyre nga trojet etnike varfëroi Shqipërinë.

Pas eksodi biblik prej trojeve arbnore, i kondicionuar nga pushtimi dhe genocidit Osman, pushteti perandorak njëherësh u kujdes të vendoste në disa qytete të boshatisur kolonë që vinin nga Azia dhe Afrika (Konja, Anadolli, Persia, Siria, Arabia, Egjipti etj). Kështu këta kolonë që erdhën nga Orjenti u bënë banorët “më të hershëm” të qyteteve të zbrazura nga qytetarët e vërtetë të tyre sin ë: Krujë, Gjirokastër, Tiranë, Berat, Shkodër, Durrës, Gjakovë, Prizren, Shkup, Janinë, Konicë (nga Konja) etj. Këta kolonë qenë të lidhur me pushtetin ekonimik, politik e ushtarak të perandorisë. Kështu shumica e tyre ishin pjesë e administratës lokale të qytetit dhe të vilajetit, sangjakut apo të kazasë përkatëse, familjet e tyre, familje ushtarakësh, zanatëcinj (farkëtarë,tregtarë), klerikë (hoxhallarë e shehlerë) etj.

Në lidhje me këtë situatë të re të krijuar pas pushtimit Osman të Arbërisë e trojeve etnike të saj, Pashko Vasa shënon:

“Në Shqipëri ngjau ajo që kishte ngjarë në Greqi: një pjesë e popullsisë shtegtoi në Itali e Greqi, të tjerë pranuan islamizmin (shumica e popullsisë) dhe resti ndenji në Shqipëri duke ruajtur fenë e krishterë, ortodokse dhe katolike”.

*Pas pushtimit në trojet shqiptare dhe në Ballkan u realizuan reformat (Reforma e Timarit) që kishin si synim islamizimin dhe osmanizimin e vendit. Disa nga komponentët bënin të mundur realizimin me sukses të kësaj reforme shkurtimisht ishin:

-Së pari realizimi për një kohë të caktuar “Okupimin e Rreptë” ku u realizua cfarosje massive e popullsisë, shpërngulje e madhe e saj dhe humbja e shpresës për qëndresë.

-Së dyti planifikimi i krijimit të kolonive për ti patur si mbështetje të sigurtë. Për këtë u vendosën familje që vinin nga Azia e Afrika (e përmendëm më lart); privilegjuan disa familje të parisë së vendit që kishin mbetur, sidomos fisnikët e zonave me tradita luftarake duke u dhënë favore (toka, grada, detyra në mbarë Perandorinë dhe ofiqe të tjera) përkundrejt konvertimit në fenë myslimane dhe shërbimeve të tjera ndaj pushtetit Osman.

-Së treti propaganda në favor të islamizmit shoqëroi të gjiyhë kohën e okupimit të rreptë (1468-1540), por dhe më vonë deri në shek. XX.

Realizimi me sukses i tre komponentëve ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e procesit të deeuropianizimit të shqiptarëve.

 

(Vijon në numrin e ardhshëm …)

SHKARKO APP