Artan Fuga: Çfarë bëhet kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë ta bëjnë?

Nga Artan Fuga:
Sa bëjnë 2 edhe 2?
Ka filluar një yrnek i ri.
Qysh nga viti që kaloi!
Maturantë, ndofta me të drejtë, protestojnë për testin e maturës pas provimit përpara ministrisë, dhe nga ministria vjen përgjigja : “Mos kini merak se po pati teprime testi do i korrigjojmë ndryshe përgjigjet!”
Hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha!
Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t’i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!
Imagjinoj një skenë:
Sa bëjnë 2 plus 2?
Prit pak sa të shoh nga penxherja!
Atje poshtë turma që thërret : pesëëëëë!
2 plus 2 bëjnë 5 atëhere!
Po këta që thonë se bëjnë 4?
Ata na e kanë me t’futme!
Ore sa bëjnë vërtetë? Nëse pyetjet janë të gabuara anullohet konkuRsi a provimi, nuk ndryshohet korrigjimi. Provimet e maturës nuk janë si procese elektorale ku ndryshohet proces-verbali i votimit!
Cfarë bëhet mo kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?