Artan Fuga: Ja si Rama e përdori median
Në një prononcim për media në Shkodër, akademiku Artan Fuga, ka komentuar fyerjet e kryeministrit Edi Rama drejtuar medias dhe gazetarëve.
Ai ka pohuar se politika krijoi një ngjarje tjetër duke larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë, që ishte ngjarja e ish-ministrit Tahiri.
“Politika në vend të ngjarjes, së inkriminimit ose jo të ish- ministrit të Brendshëm, krijoj një ngjarje tjetër, një zhvendosje të vëmendjes duke krijuar debat me gazetarët. Kryeministri e ka harxhuar kohën e tij pa rendiment, media nuk është për tu sharë.
Media nuk është për tu kritikuar, kryeministri pasqyron një gjendje të medias konvencionale. Te publiku masiv, besueshmëria në media është relativisht i ulët, gazetarët e terrenit nuk janë aq të vlerësuar. Ka ardhur një momenti i ri në marrëdhëniet midis medias dhe politikës, politika duke komunikuar me web-et ka anashkaluar median. Kështu dhe media duhet të dijë të transformohet, audienca ka nevojë që ndërmjet audiencës dhe politikës të jetë gazetari.
Gazetari di të bëj pyetje, qytetari është i dorëzuar përball politikanëve. Audienca nuk ka nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë me politikën. Televizionet ndodhen në moment të vështirë, për shkak të rënies së reklamave, konkurrencës së audiencës me televizione, por edhe nga Web-i. Gazetari ndodhet, ndodhet nën presion, nga të gjithë faktorët që ekzistojnë”, ka deklaruar Artan Fuga.