Askush nuk ju do miq që ikni

 

Nga Artan Fuga

Askush nuk ju do miq qe ikni !

Bejne me hipokrizi sikur merziten qe ju iket ne Gjermani miq te nderuar.

Mos u besoni. Eshte hipokrizi e paster. Mendojne se ju jeni jashteqitja e kombit.

Cfare duheni politikisht? Ju jeni elektorat qe e perbuzni politiken. Nuk e jepni me voten per askend. E ketej formohen shumica parlamentare edhe pa ju.

Ju dilni shesheve per revolta ndaj bezdisni. Le te ikin te qerohen.

Quheni si kontigjente krimi. Kush i mban ne burg-thone…eshte bere shtrenjt te mbash nje burgaxhi me ushqim.

Me mire te thyejne qafen sa te kerkojne ndihma sociale. Leket e kursyera i bejme fonde per te paguar agjenci reklamash per Shqiperine qe te terheqim kliente.

As si fuqi puntore nuk ju durojne. Na rrisin statistikat e papunesise keta trapat. Me mire te veshin opingat e nga syte kembet.

E familja…nuk e di, kam frike se ju shohin si tufa te ardhshme me euro…

Ikni miq, ikni, hemoragji gjaku po vuan kombin… Ata po ngrene karriera politike mbi shpinen tuaj. Debate te bukur ne kuvend e televizione. Ne po kenaqemi duke qare hallet tuaja. Hohoho.

Spitalet, shkollat po zbrasen nga ju, ata kenaqen. Nuk jeni ju por edhe femijet e femijeve tuaj te ardhshem.

Anija e kombit ka marre uje, po hedhin ne det vec pasagjereve edhe marinaret se duhet lehtesuar varka.

Te gjithe derdhin lote …gezimi.

Do ju kthejne, ashtu thone se eshte nje pune, duhet bere gjasme, paci fat e kurre mos u kthefshin – thone…

SHKARKO APP