Aventura turistike e Presidentit/ Meta 4 orë në këmbë nga Thethi në Valbonë
https://www.facebook.com/1477517792294489/videos/1549423111770623/
Ilir Meta pasionant për bukuritë shqiptare. Ai ka vendosur të promovojë, si fillim, bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin. Ilir Metës i janë dashur 4 orë për të përshkuar në këmbë distancën nga Thethi në Valbonë, duke kaluar nëpër shtigje të vështira. Mundet origjina e tij prej Skrapari e ka bërë të mos mposhtet nga shtigjet e panumërta prej Thethit (Shkodër) deri në Valbonë (Tropojë), të cilat janë të bukura, por të vështira. Ecja në këmbë, takimet me njerëz të thjeshtë përgjatë udhës malore janë edhe një mesazh për politikën dhe qeveritarët se duhet të jenë mes popullit për të parë realisht jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe hallet e tyre.
Presidenti Meta është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike. Realisht, sidomos rinia, pak i njeh bukuritë natyrore shqiptare, ndaj edhe ky alpinizëm presidencial mbetet një thirrje për këdo që duhet të lëvizë nga pluhuri i Tiranës drejt mrekullisë së maleve tona.
“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë Presidenti Meta në një video të postuar në faqen e tij në facebook.