Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Becchetti dhe 109 milionë eurot që i fali Edi Rama

Forum E premte, 10 Korrik 2020 09:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Kaba

Korriku ka nisur me skandale që pasojnë njëra tjetrën, njëri më i madh se tjetri. Sa në fushën “e preferuar” të Rilindjes, atë të korrupsionit, aq edhe në atë të shpërdorimit të taksave të shqiptarëve. Sikur mos të mjaftonin tërmeti dhe mbyllja absurde e ekonomisë për gati tre muaj, tashmë shqiptarët u ngarkuan edhe me një borxh tjetër prej 109 milion eurosh, që do paguhet nga djersa e tyre, si pasojë e gjyqit që humbi Edi Rama me Becchettin. Them direkt Edi Rama dhe jo Shqipëria ose Qeveria sepse ky dëm miliona eurosh është pikërisht përgjegjësi e një njeriu të vetëm dhe vetëm e tij. Në fashikujt e gjyqit përmendet si shkaktar dhe si përgjegjës për këtë detyrim financiar mbi 6 herë emri i tij, në vetë të parë si individi, që nëpërmjet abuzimit me pushtetin i shkaktoi shtetit shqiptar dhe financave të tij këtë dëm kolosal. Ende nuk kemi asnjë reagim nga fajtori kryesor i kësaj gjëme financiare, por edhe i një shembulli të dëmshëm për këdo që kërkon të investojë në Shqipëri duke i larguar edhe ata që kanë në mend të bëjnë ndonjë projekt investimi. Dëmi në këtë rast është disafish më i madh. Vetëm për këtë arsye ai nuk duhet të ishte më Kryeministër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 4 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 22 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 23 orësh

SPAK qëndron në heshtje sikur ngjarja nuk ekziston. Faktet e abuzimit me pushtetin janë para syve të tyre, por ata i mbajnë mbyllur pa guxuar të hapin as një cep të tyre, se edhe kaq do i mjaftonte të nisnin urgjentisht çështjen penale për Edi Ramën dhe ministrat e tij, që janë përfshirë në këtë aferë super korruptive. Të gjithë e mbajmë mend se si Edi Rama sulmoi televizionin Agon dhe bizneset e Beghettit. Me Tëitter, Facebook, në emisione televizive ku e akuzoi për pastrim parash, aktivitet mafioz dhe shumë akuza të tjera, të cilat i dhanë një mbrojtje absolute dhe fitoren Beghettit në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Në të njëtin gjyq përmendet edhe Erion Velia, i cili e ka kërcënuar me mesazhe Beghettin për mbylljen e televizionit dhe shkatërrimit të bizneseve të tija në Shqipëri. Edhe kjo sërish ishte një pikë e fortë në mbrojtjen e tij në gjyq. Pushteti ishte vënë i gjithi në “sulm” kundër tij. Pa hetimin e thelluar, asnjëherë nuk do e marrim vesh, nëse ishte një lojë mes të dyve, ku viktimat pa dëmshpërblim qoftë edhe moral, janë shqiptarët, apo ishte çmenduria e ndërthurrur me urrejtjen ndaj fjalës së lirë dhe shërbimit që po iu bënte televizioneve të oborrit të tij duke i shmangur konkurencën me forcën e pushtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Beghetti do shijojë, në fakt jo pa meritë dhe të drejtë me aq sa shohim tani, në jahtin e tij dhe kështjellën që zotëron në Londër apo tek vilat që ka në Itali, një pasuri maramendëse të përfituara në kurriz të shqiptarëve, që në këtë rast nuk janë aspak fajtorë. Me këtë SPAK që kemi, Edi Rama do vazhdojë të mbajë karrigen e Kryeministrit duke vazhduar t’i shkaktojë edhe më shumë dëme, jo vetëm financiare, Shqipërisë.

Me 109 milion euro mund të siguronim për mbi 20 vite libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit 9 vjeçar. Mund të vihej në zbatim Statusi i Minatorit për të paktën 12 vite. Mund të përgjysmoheshin tarifat e studentëve për 15 vite. Mund të strehoheshin me shtëpi mbi 4 mijë familje. Mund të dyfishohej subvencionimi për fermerët, për të paktën 11 vite. Mund ndërtoheshin mbi 25 shkolla moderne dhe 50 kopshte. Mund të financoheshin për dy muaj me nga 10 euro në ditë për shtrat të gjitha strukturat hoteliere, të cilat janë në kolaps dhe prag falimenti nga mungesa e turistëve duke shtuar këtu edhe të gjitha bizneset e vogla në vështirësi ekzistence. Mund të financohej për 11 vite transporti publik. Mund të subvencionohej nafta për fermerët për të paktën 16 vite. Mund… eh edhe sa të tjera mund të shtonim.

Por jo, asnjë nga këto nuk është e mundur.

Arsyeja?

Çmenduria, “kapriçiot” dhe “tekat” e Edi Ramës nuk i mundësojnë dot.

Në fund për SPAK, dua ta mbyll më shprehjen e famshme të Dymas tek “Konti i Montekristos”: Të presim dhe të shpresojmë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 31 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 46 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.