Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Edvin Mafia i shpall luftë të ftohtë Francës dhe presidentit Macron

Forum E enjte, 24 Tetor 2019 10:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sali Berisha

Edvin Mafia i shpall luftë të ftohtë Francës!
Ai ka ndërmend t’i kërkojë reparacione për luftën e Kosovës!
Miq, pas refuzimit në samitin e Brukselit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kësaj te fundit, për shkak direkt të Shqipërisë, Edvin Mafia, për të mbuluar me zhurmë sadopak goditjen fatale që mori për shkak të tij vendi ynë, i ka shpallur luftë të ftohtë Francës dhe presidentit të saj Emanuel Makron. Në betejën e tij donkishoteske kundër Francës, duke mashtruar shqiptarët për goditjen më të rëndë në 30 vitet e fundit që mori në Bruksel më 18 tetor projekti i integrimit të vendit në Europë, ai e paraqiti para tyre këtë disfatë të rëndë si vepër ekskluzive të kundërshtive franko-gjermane.
Pra sipas tij dhe çirakut të Baton Stanishqit, sugar Cakaj vendimi i refuzimit të hapjes së negociatave nuk kishte të bënte aspak me Shqipërinë dhe mosplotësimin e asnjërit prej kushteve të vendosura në samitin e qershorit të vitit 2018 për hapjen e negociatave nga ana e saj.
Në këtë kontekst, për të bërë të besueshëm këtë trillim, ai me shpurën e tij të narkohorrave në narkomediat e kontrolluara prej tij; Arben Malavitës, Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Balles vendosen ne epiqendër të histerisë të sulmeve të tyre narkomediatike Francën dhe presidentin e saj Emanuel Makron njëlloj si dikur babai i tij shpirtëror Enver Hoxha sulmonte kancelarin Konrad Adenauer dhe RFGJ.
Personalisht, siç kam shprehur në mënyrë të përsëritur, mendoj se megjithë mosplotësimin e kushteve negociatat mund të hapeshin duke i përfshirë kushtet në negocimin e kapitujve.
Mirëpo e vërteta është se çeljen e negociatave me Shqipërinë në samitin e Brukselit, siç deklaroi publikisht para mediave vetë presidenti Makron, nuk e ka kundërshtuar vetëm Franca por edhe shumica e vendeve të BE, disa prej të cilave qeverisen nga socialistë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 46 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 56 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Madje vetë kancelarja Merkel pas përfundimit të samitit deklaroi se: “se ecuria e vendit, nuk ka qenë e mjaftueshme për të dhënë “dritën e gjelbër” të nisjes së bisedimeve. Në Gjermani ka rezerva sa i përket Shqipërisë, bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë , ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimin”
Megjithë këtë, për ta paraqitur refuzimin e çeljes se negociatave si pasojë e kundërshtive franko-gjermane brenda BE në Tiranën zyrtare vazhdon prej disa ditësh kundër Francës një vend mik, kryetarit te shtetit të saj, një histeri sulmesh kakofonike nga narkomediat e kontrolluara nga Baton Stanishiqi dhe Çakalli i tij, Sugar Cakaj, Arben Malavita dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Ballës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ato, ne drejtimin direkt te Edvin Mafise, ne nje stil atavist qe te kujton kohen e diktatures staliniste, perdorin kunder ketij vendi, kreut te shtetit te tij e madje edhe kombit dhe historise se tij sharjet me te ulta, fjalorin me te ndyre te padronit te tyre, i cili sa hap syte ne mengjes dhe deri sa i mbyll ato ne darke, shtetit me halete e bashkrshortes se tij ne goje.

Me keto sulme te shpelara dhe amorale, keta skllever te krimit dhe poshterimit dhe hajnise njerezore duan te bindin shqiptaret se per mbylljen de facto te dyerve te Brukselit per Shqiperine fajtore eshte Franca dhe jo Edvin Mafia. Sipas kesaj llogjike primitive dhe veteposhteruese, Emanuel Makron dhe jo Edvin Mafia me lidhjet e tij te krimit, droges, vjedhjet dhe korrupsionin eshte pergjegjes qe Shqiperia sot:

1- eshte narkoshteti e vetem ne Europe dhe prodhues kryesor i kanabisit ne kontinent, epiqendër e trafikut te heroine dhe kokaines, dhe se ajo eshte
2- i vetmi shtet ne bote me sistem drejtesie dy shkallesh, pra pa shtet ligjor, sepse te treten e kryen kryekreu i Meduzes dhe se ajo eshte
3- vendi i vetem ne Europen, i cili pas rrezimit te Murit te Berlinit zhvillon zgjedhje moniste antidemokratike, te cilat bojkotohen nga opozita dhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te Europes dhe qe damkosen nga raporti i OSBE/ODHIR, dhe se ajo eshte

4- qender operacionale e organizatave te krimit kriminale te rajonit, Europes, Amerikes, Lindjes se Mesme dhe Azise.
Sipas ketyre mjeraneve Franca eshte pergjegjese se:
5-Edvin Mafia emeron njeri pas tjetrit per llogari te trafikut te droges ministra te brendshem Saimir Habilin, Geron Xhafen, gjeneral Hashashin dhe se,
6- Vellaçko Olsi Rama me Xhixhen e tij nderton ne Xibrake uzinen me te madhe ne Ballkan te kokaines apo miellit te partise apo se,

7- Edvin Mafia ne narkorepubliken e pare dhe te vetme ne Europe, zgjeron me buxhetin e qytetareve me te varfer ne kontinent autostrada me 24 milione euro kilometrin nderkohe qe baypassi i Fierit ndertohet nga e para me 2,2 milion euro km sepse financohet nga bankat europiane.

Ne stuhine e sulmeve banale dhe primitive ndaj reagimit te Frances per rritjen me mbi 25 % te azilkerkuesve nga Shqiperia, te krijohet pershtypja se kreu i meduzes dhe shpurra e narkohorrave te tij si shqiptare te denatyruar qe jane, kane pregatitur nje promemorje, me te cilen do ti

7- kerkojne Frances si reparacion edhe buken dhe shpenzimet e tjera te Shqiperise per mbajtjen e qindra mijra refugjateve qe erdhen nga Kosova, sikur ata te mos ishin shqiptare por njerez te ardhur nga nje vend i “Lindjes se Mesme” gjate luftes ne Kosove.

Sipas ketyre apatrideve Franca mosmirenjohese duhet te na shperbleje ne per bujarine qe treguan shqiptaret per shqiptaret, paçka se ajo luftoi ne kuadrin e NATOs per çlirimin e Kosoves e madje ngriti edhe kampe pritese ne Korçe per refugjatet kosovare.
Miq, horra dhe cipeplasur si keta nuk ka pare toka.

Gjithashtu, antikombetar eshte edhe sulmi vulgar i lakejve sahanleperise te Edvin Mafise ndaj Frances sikuR gjoja ajo ka perdorur si argument te vetem azilantet shqiptar per refuzimin e çeljes se negociatave per Shqiperine.

Ne te vertet me keto sulme ata kane si qellim te justifikojne politiken e Vaso Çubrilloviçit te spastrimit etnik te shqiptareve qe ndjek prej 6 viteve ne pushtet Zografi Bis. Une personalisht falenderoj Francen per denoncimin e kesaj politike.
Por nga ana tjeter autoritetet me te larta franceze kane qartesuar perfundimisht se vendi i tyre refuzoi hapjen e negociatave per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne epiqender te krimit te organizuar ne rajon dhe Europe, te korrupsionit te papermbajtur, te mungeses te sistemit te drejtesise dhe shtetit ligjor si dhe rritjes me mbi 25% te numrit te azilanteve gjate vitit 2019.

Pra azilantet jane vetem njeri nga kater arsyet madhore, themelore te refuzimit te hapjes se negociatave me vendin tone.

Se fundi, ne kuadrin e luftes se ftohte kunder Frances, Edvin Mafia dhe narkozedhenesit e tij ne media, per te mbuluar deshtimin per shkak te tij me hapjen e negociatave iu servirin shqiptareve si gjethe fiku faktin qe Franca bllokoi edhe Maqedonine e Veriut.
Ne te vertet Franca bllokoi çeljen e negociatave edhe per Maqedonine e Veriut. Por shkaku i bllokimit te kesaj te fundit sipas deklarates te presidentit Macron eshte ne vehte nje aktakuze tejet e rende per Edvin Mafine dhe narkoqeverine e tij. Keshtu, ne konferencen per shtyp ne perfundim te Samitit, presidenti Macron deklaroi sa vijon: “Dje une degjova ndonje qe tha se kishte pothuaj marreveshje unanime per te pranuar Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine te bashkohen (hapjen e negociatave me to, – shenim i imi).

Nuk eshte e vertet! Pati nje mazhorance, ndofta nje mazhorance te gjere per Maqedonine e Veriut por shumica e vendeve thane jo lidhur me Shqiperine. Une besoj se hapja e negociatave te zgjerimit me Maqedonine e Veriut dhe lenia menjane e Shqiperise do te ishte nje gje e tmerreshme per rajonin. Une besoj se kjo do te kishte qene nje gabim politik fatal.Ju mund te shihnit levizje te dhunshme sociale dhe politike dhe jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Kosove dhe ne te gjitha vendet me minoranca shqiptare, konseguencat ne Kosove dhe konseguencat ne fqinjet nuk ishin menduar kaq mire”
Keshtu pra, nga fjala e presidentit Macron del qarte se Maqedonia e Veriut u penalizua per shkak te Edvin Mafise dhe ndofta edhe perpjekjeve te tij, qe njelloj si ai i mbyturi qe kerkon te marre me vehte edhe tjetrin kishte kercenuar me levizje te dhunshme panshqiptare ne rajon po te ndahej Shqiperia nga Maqedonia e Veriut.
Me kete rast shtoj se ndeshkimi i Maqedonise se Veriut per shkak direkt te Edvin Mafise deshmon gjithshtu se ai eshte per kombin shqiptar ne Shqiperi, Kosove (te ciles sipas deklarates se autoriteteve franceze i jane bllokuar vizat per shkak te krimit te Shqiperise) edhe Maqedonise se Veriut, nje monster dhe, pas Enver Hoxhes, vrasesi me i madh i projektit europian te kombit shqiptar.

Miq, Franca eshte nje vend kryesor i Bashkimit Europian, Aleances se Atllantikut te Veriut, dhe qyteterimit perendimor. Ajo eshte nje vend mik, qe ka luftuar per lirine e shqiptareve. Franca ka mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes, ne NATO dhe organizaten e Frankofonise, ka mbeshtetur firmosjen e marreveshjes se stabilizim asocimit, pranimin e kerkeses per anetaresim ne BE si dhe heqjen e vizave per zonen e Shengenit dhe akordimin vendit tone te statusit te vendit kandidat per ne BE.
Prandaj dhe denoj me ashpersine me te madhe fushaten e turpshme staliniste te luftes se ftohte kunder Frances te Edvin Mafise dhe shpures se narkohorrave te tij te ndermarre kryekeput per te mbuluar gjemen qe i beri kombit dhe mbrojtur narkoshtetin dhe interesat e tij mafioze. sb

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 19 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 25 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 32 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.