Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Betimet dhe dhuratat e Ramës me rastin e 1 prillit

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 07:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Koço KOKËDHIMA

Sot me rastin e ditës së gënjeshtrave, Rama kishte planifikuar të bënte betimet solemne si udhëheqës i ndritur i shqiptarëve, i krahasueshëm vetëm me figurën e Skëndërbeut. Fjalimin do ta mbante tek aeroporti i ri i Vlorës, por meqenëse dje mbushi çitjanet nga protestat në Rrugën e Kombit dhe nga frika se vendi mund të rrëshqasë në kaos e në rebelim, ai e ndryshoi planin dhe vendosi që t’i lexonte qysh mbrëmë në orën 19.00 në ERTV këto betime.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Ai tregoi shumë sinqerisht se të gjitha koncesionet antipopullore dhe antikombëtare i ka bërë, ashtu siç rrit taksat çdo ditë, për të mirën e pensionistëve, të të papunëve, për të mirën e atyre që janë pa bukë, të atyre që janë pa strehë, të invalidëve, të atyre të vetëpunësuarve që rraskapiten 12 deri në 14 orë në ditë për të nxjerrë 10 mijë lekë në muaj, për ata që varen e vetëvriten, sepse nuk ushqejnë dot fëmijët dhe nuk paguajnë dot dritat e ujin, për ata që nuk mjekohen dot, nuk kanë me se të ngrohen, për ata që nuk blejnë dot librat apo nuk paguajnë dot studimet. Ai betohet se përpiqet të skllavërojë çdo të gjallë në këtë vend vetëm sepse shqiptarët nuk janë të aftë të jetojnë në liri, pikërisht sepse liria mund t’i sjellë kataklizmonë këtij populli i cili, prandaj merakoset udhëheqësi, është i sigurtë, i mbarë, i bindur dhe i bekuar vetëm kur ka uri, shtypje dhe frikë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri u përbetua se, si çdo sundimtar e tiran tjetër në botë dhe në histori, e do popullin e vet të pasur, të lumtur, të qeshur e të lirë, e do vendin e vet si bahçe me lule. Por është i detyruar që ta vjedhë, ta shkelë, t’ia marrë çdo qindarkë nga xhepi dhe t’i vendosë në qafë gjithë kusarët e kriminelët, të marrë borxhe ngado në emër dhe për llogari të brezave të sotëm e të nesërm dhe t’i bējë rrush e kumbulla me dhe për oligarkinë e majtë dhe të djathtë madje edhe për oligarkinë e majtë e të djathtë; ta mbushë administratën me tutkunë, injorantë, trafikantë dhe të korruptuar, me hordhitë e komisionerëve dhe numëruesve trutharë që vjedhin, blejnë, dhunojnë e deformojnë zgjedhjet. Ai u betua shumë sinqerisht se i ka bërë këto vetëm për pushtet, sepse po ra ai nga pushteti, popullin do ta gjejë kiameti.

Rama u stërbetua se ka pranuar që Zoti ta bëjë lanet vetëm për begatinë e kombit, ai nuk e ka tradhëtuar popullin ndonjëherë për interesin e tij. I siguroi shqiptarët se të gjitha tradhëtitë ndaj tyre dhe interesave të larta të shtetit, kryeministri ynë i ka bërë vetëm për të mirën e qytetarëve. Tregoi shumē sinqerisht se nevoja e udhëheqësit për të tradhëtuar shtetasit e tij udhëhiqet nga nevoja e tyre për ta pasur kastën sunduese të lumtur.

Ai dha fjalën e nderit se nuk do jetë më në marrëveshje me partitë e vjetra, as me të mallkuarit e tjerë në politikë me të cilët ka bashkëpunuar për ta grabitur e gjunjëzuar këtë popull, për të shkatërruar institucionet, sundimin e ligjit, ekonominë dhe të drejtat e liritë njerëzore. Këtej e tutje ai do jetë me republikën dhe kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit. Madje nga sot e tutje nuk do ketë më asnjë marrëveshje të fshehtë me partitë e vjetra dhe me kazanin e politikës së vjetër me të cilët ka qenë i detyruar që bashkërisht me ta apo veçmas t’ia merrnin dhe grabisnin çdo pushtet e të drejtë sovranit, vetëm sepse kryeministri e di më mirë se kushdo se kjo është bërë vetëm për të mirën e sovranit.

Sot në 1 prill, kryeministri Rama po e gostit popullin edhe me dy taksa të reja. E para është TVSH-ja që do të fillojë nga dita e sotme t’i merret edhe bizneseve të vogla, pasi kufiri i deklarimit të TVSH-së u ul nga 5 në 2 milionë lekë. Kjo është rrënuese për 70 mijë biznese të vogla.

E dyta është ndryshimi i taksës së pronës, që fillon të zbatohet po sot. Minimalisht vlera e taksës që paguajnë gjithë familjet shqiptare, në bazë të formulës së re do të dyfishohet. Kjo do t’i shtohet pagesave të rritura për ujin, çmimeve që do të shtrenjtohen nga vendosja e TVSH-së te biznesi i vogël, taksave që janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, duke i bërë ato të papërballueshme, në një kohë që pagat nuk po rriten dhe mijëra sipërmarrës të vegjël do të dalin të papunë. Rama angazhohet se nga sot e tutje do dëgjojë popullin. Qeveria e tij nuk do ketë më asnjë sjellje mizore, të pabesë, arrogante dhe të paligjshme. Ai gjithashtu u betua se nuk do mashtrojë më asnjë qytetar. I urojmë kryeministrit një festë të qetë e të gëzuar pas gjithë lodhjes së madhe që kaloi sot në orët e para të mëngjesit ku, personalisht, në krye të forcave speciale i dërrmoi dhe i arrestoi të gjithë vandalët dhe protestuesit e dhunshëm të ditës së djeshme. Kur kryeministri qetësohet e gëzohet edhe populli është i qetë e i gëzuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.