Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:48 Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah Barcelona ka marrë një vendim për të mos rrezikuar me Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka shfaqur shqetësime në kyçin e djathtë të këmbës dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Opozita kërkon largimin e Ramës. Qeveria shqetësohet për sekretin e përgjimeve

Forum E diel, 26 Shtator 2021 13:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të disa përgjimeve të reja nga dosja e njohur si “339” në tabloidin gjerman BILD, ku kreu i një organizate kriminale me bazë në Shijak dëgjohet ndër të tjera të shpallë një kandidat socialist për deputet si të pëlqyer prej tij.

“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës,” deklaroi Basha.

” Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili kërkoi largimin e qeverisë “brenda 24 orëve”.

“Shqiptarët panë sot sesi kriminelët telekomandojnë pushtetin, sesi kriminelët imponojnë pushtetin, sesi kriminelët komandojnë kryeministrin, kryetarët e bashkive, drejtorët e gjithë të tjerët,” deklaroi Vasili në Facebook.

“Kryeministri dhe as ministrat e tyre nuk mund të qëndrojnë dot as 24 orë në zyra”, shtoi ai.

Zyra e shtypit të kryeministrit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të BIRN të dërguar me email. Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja doli në një deklaratë për mediat për të shprehur “shqetësimin për daljen në publik të sekretit hetimor”.

“Nuk do flas për hetimet dhe fatin e personave të përmendur. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes në publik të sekretit hetimor,” tha Manja. “Të hetohet kush prej prokurorëve i çoi përgjimet në zyrat e PD-së,” shtoi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

BILD publikoi të mërkurën gjashtë biseda të përgjuara nga prokuroria shqiptare gjatë hetimit të një grupi kriminal të trafikut të drogës me bazë në Shijak, me personazh kryesor Astrit Avdylajn. Më herët, biseda të ngjashme të publikuara në media kanë zbuluar lidhje mes Altin Avdylajt, me nofkën Niçja, me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lexo më shumë:

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Konkurset publike në Burgje kthehen në fushatë punësimi për zyrtarët e PS

Në bisedat e zbuluara nga BILD, Astrit Avdylaj, i njohur si kreu i bandës kriminale të Shijakut përgjohet duke urdhëruar zyrtarë socialistë që të mos vendosin gjoba për ndërtime pa leje si dhe duke rekomanduar një person të caktuar si kandidat për deputet të socialistëve në zonën e Shijakut. [Link përgjimet]

Në disa biseda që përmendet edhe kryeministri Edi Rama, Astrit Avdylaj flet me persona të ndryshëm mbi kandidimin e një personi me emrin Ilir Ndraxhi si deputet socialist për zonën e tij, duke premtuar edhe se do të punonte fort për një rezultat të mirë zgjedhor për socialistët.

Nga përgjimi, Avdylaj duket se ka pasur ndikim në përcaktimin e Ndraxhit në listën e deputetëve socialistë të Durrësit. Në një bisedë tjetër, drejtori i kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Durrësit urdhërohet të raportojë te Avdylaj se cilët nga punonjësit e ujësjellësit dyshohet se janë mbështetës të opozitës, me qëllim “shkundjen”e tyre për të votuar Partinë Socialiste, ndërsa në një tjetër rezulton se zgjidh probleme me regjistrimin e pronave në hipotekën e Durrësit.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Përgjimi 1:

Astrit Avdylaj me Ivo Doçi, drejtor i Ujësjellës Kanalizime Durrës

Tema: Ndikimi i Astrit Avdylajt ku kërkon informacion mbi punonjës të ujësjellësit që mund të jenë mbështetës të opozitës për t’i bërë presion. Në bisedë, Avdylaj dëgjohet duke thënë: “Ose të ma japin votën, ose të ikin te shpija”. Drejtori i ujësjellësit shpreh gadishmëri të plotë për të bashkëpunuar duke njoftuar se i ka ndarë punonjësit siç kërkohet, në mbështetës të qeverisë dhe të opozitës.

Përgjimi 2:

Astrit Avdylaj me Ardian Kokomani, kryebashkiak i Shijakut

Tema: Astrit Avdylaj njofton kryetarin e bashkisë se do të organizojë një takim me krerët socialistë të zonës, përfshirë Vangjush Dakon, Ilir Ndraxhin, vëllai i Ilir Ndraxhit, dhe dikush me emrin Jupi, ku do të diskutohet për të bindur socialistët të kandidojnë Ilir Ndraxhin për deputet.

Përgjimi 3: Astrit Advylaj me Arjan Ndraxhi

Tema: Advylaj pyet Arjanin (vëllai i deputetit Ilir Ndraxhi), nëse e kanë marrë në telefon Ilirin për t’i njoftuar kandidimin për deputet në listat e Partisë Socialiste. Astriti i thotë më tutje se ata do të punojnë fort për të arritur rezultat të lartë zgjedhor për Partinë Socialiste. Pak ditë më vonë, Ilir Ndraxhi u emërua në vend të katërt në listën e kandidatëve të Durrësit për partinë Socialiste, duke e pasur postin e deputetit të sigurt.

Përgjimi 4: Astrit Avdylaj me Elton Arbanën

Tema: Avdylaj i kërkon Arbanës, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste të Shijakut dhe sot kandidat socialist për kryebashkiak të Shijakut, ku i kërkon të ndërhyjë pranë drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) për Durrësin që të anulojë gjoba të vëna në zonën e tij të ndikimit.

Përgjimi 5: Astrit Avdylaj me Vangjush Dakon

Tema: Kreu i bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj telefonon kryebashkiakun Dako dhe e pyet për takimin e një nate më parë me kryeministrin Rama. Nga biseda duket se Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në praninë e drejtorit të zyrës. Ai i thotë Dakos që të ndryshojë axhendën e tij për të udhëtuar në Ishëm dhe kryebashkiaku i Durrësit pranon.

Përgjimi 6: Avdyli në bisedë me një qytetar për votat

Tema: Astrit Avdylaj telefon një person të paidentifikuar dhe i kujton premtimin e tij për t’i dhënë votën. Në bisedë, ai i kërkon që të mos shkojë te Gon Duka. I telefonuari premton për herë të dytë, duke thënë se ai kishte qenë gjithnjë me të, me Niçën dhe Çimin. Më pas, Astrit Avdyli i kërkon të flasë edhe me vëllanë e tij, Jarin.
BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Tani

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 13 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 18 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 23 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.