Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Propozimet e Ramës për median nën kritika

Forum E martë, 28 Shtator 2021 09:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i BE-së në Tiranë tha se ai ishte ende duke analizuar ligjet kontroverse të miratuara nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse këto ligje janë një sulm pak i maskuar kundër lirisë së medias në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Propozimet e qeverisë shqiptare për rregullimin e medias në internet po përballen me kritika të ashpra, me disa që i quajnë ato “Putiniane” dhe të tjerë që ngrenë pyetje nëse masa të tilla të ashpra reflektojnë apo jo shqetësimet reale të vendit apo janë vetëm shqetësime të kryeministrit Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 15 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 15 orësh

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca pranoi se institucioni i tij është ende duke analizuar ligjet kontroverse të propozuara nga qeveria shqiptare, të cilat parashikojnë krijimin e një organi administrativ me fuqi për të vendosur gjoba të ashpra kundër medias online në rastet kur media konsiderohet se ka shkelur të drejtat për “reputacion dhe privatësi” të shtetasve, ndërsa njëkohësisht përjashton politikanët nga detyrime të tilla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetur nga televizioni publik, Soreca tha: “Ne po ekzaminojmë me shumë kujdes draftin e ri të miratuar nga Këshilli i Ministrave i cili do të shkojë në parlament në shtator.”

Zyra e kryeministrit Edi Rama shpalli javën e kaluar se ka miratuar të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje”, e cila, sipas saj, është “konsultuar me BE dhe OSBE”.

Gjithsesi, Soreca tha se organizata e tij ishte e vetëdijshme për draftin e mëparshëm, për të cilin kishte bërë rekomandime, por jo për aktualin të miratuar në qeveri.

“Komisioni Europian dhe Delegacioni i BE-së kanë ndarë sakaq me qeverinë komentet mbi draftin e mëparshëm në pranverë,” tha Soreca.

“Ëshhtë një ligj shumë i rëndësishëm, dhe duhet të ekzaminohet me kujdes dhe ne po e bëjmë këtë me partnerët tanë ndërkombëtarë,” shtoi ai.

Organizatat shqiptare të të drejtave dhe gazetarët kanë kritikuar ligjet si dhe mënyrën me të cilën kryeministri Edi Rama po përpiqet t’i miratojë ato pa konsultimet e nevojshme dhe me një dallim të konsiderueshëm mes asaj që ligjet parashikojnë dhe asaj që zyrtarët e qeverisë pretendojnë se synohet.

Të prezantuara si “paketë antishpifje”, si një iniciativë për të “luftuar lajmet e pavërteta” ose, “për të mbrojtur fëmijët nga abuzimet online,” ligjet fuqizojnë Autoritetin Shqiptar të Medias të vendosë gjoba deri në 8,300 euro për median online dhe detyrimin për të paguar gjobën para se të mund të ankohen në gjykatë.

Gjithsesi, Elvin Luku, ekspert i medias nga qendra Media Look, vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e pretendimit të luftës kundër lajmeve false.

“Nga e di qeveria nëse media online është prodhuesi më i madh i lajmeve false?” pyeti ai. “A ka qeveria ndonjë statistikë apo ka realizuar një studim mbi këtë? Nga vëzhgimet e mija, media tradicionale është prodhuesja e vërtetë e lajmeve false,” shtoi ai.

Për më tepër, Komiteti Shqiptar u Helsinkit, një organizatë shqiptare e të drejtave të njeriut, ngriti pikëpyetje mbi pavarësinë politike të Autoritetit përgjegjës për ankesat dhe gjobat, duke thënë se nuk ka garanci se një këshill i tillë nuk do të abuzohet politikisht nga qeveria.

“Formula e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të AMAs çon në një ndarje 4 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të mazhorancës parlamentare dhe 3 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të opozitës parlamentare, “shkroi në një blog Erinda Skëndaj nga Komiteti. “Kjo formulë ligjore e parashikuar në ligj për AMAn nuk garanton depolitizim të këtij institucioni, pavarësisht nga fakti që sipas ligjit ky institucion është i pavarur,” shtoi ajo.

Në përgjithësi, ligjet janë konsideruar “Putiniste”, për shkak të ngjashmërisë së madhe në teknikë të përdorur në to dhe një seti ligjesh të shumëkritikuara të miratuar në Rusi majin e kaluar.

Zyrtarët e qeverisë kanë pranuar se propozimet për të rregulluar median online janë iniciativë e kryeministrit Edi Rama, i cili po përballet me kritika vendëse dhe ndërkombëtare për shtypjen e lirisë së medias.

Rama, i cili pëlqen të sulmojë median sa herë që përballet me skandale, ka një histori porpozimesh që synojnë të pengojnë lirinë e shprehjes. Në vitin 2015, ai personalisht propozoi dënime me burg deri në tre vjet për “shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë”, por u tërhoq pas protestave vendëse dhe ndërkombëtare.

Përgjatë tre viiteve të fundit, ai ka sharë në mënyrë të përsëritur median dhe gazetarët duke i quajtur ata “sharlatanë”, “kazanë”, “injorantë”, apo “rrezik publik”. Ai aktualisht ka disa procese gjyqësore kundër medias dhe së fundmi deklaroi se do të hapë proces gjyqëso edhe në Gjermani kundër tablloidit BILD.

Propozimi i fundit, jo vetëm që përfshin gjoba të rënda për median në internet, por gjithashtu përjashton politikanët dhe zyrtarët e shtetit nga përgjegjësi të tilla. Ndërsa ligji i propozuar parashikon që media ka detyrimin të publikojë përgënjeshtrim pas ankesës së një pale të prekur, ai shton: “Ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike nuk kanë detyrim të publikojnë përgjigjen për lajmin/informacionin e kontestuar në lidhje me raportimet e vërteta në sesionet e hapura të organeve të Kuvendit dhe organeve të tjera shtetërore”. Ndërsa në një pikë tjetër, te përjashtimet nga e drejta për t’u ankuar, projektligji i qeverisë thotë: Media nuk ka detyrim të publikojë korrigjim kur “çështja objekt ankese lidhet me thëniet gjatë veprimtarive parlamentare, zhvillimit të seancave gjyqësore apo transmetimit të veprimtarive të subjekteve politike”.

Politikanët shqiptarë janë të njohur për përdorimin e gjuhës vulgare dhe fyerjeve ndaj njëri-tjetrit por duket se projektligjet e qeverisë përjashtojnë denigrime të tilla nga subjekti i ligjit dhe dukshëm shënjestrojnë median, por jo politikanët.

BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.