Bisedimet Shqipëri-Greqi, Lubonja: Ka mungesë transparence

Analisti Fatos Lubonja ka folur për bisedimet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve të mbartura ndër vite. I ftuar në News 24, Lubonja është shprehur se ka një mungesë transparence sa i përket këtyre bisedimeve, ndërsa cështja më e nxehtë sipas tij është marrëveshja për detin.

“Ka ankesa për mungesë transparence dhe në Greqi dhe në Shqipëri ka protesta. Mendoj se do ketë një përparim për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pastaj se kush fiton dhe kush humbet është çështje tjetër. Mos harrojmë se në të dy krahët ka një qasje nacionaliste dhe politika ka frikë nga nacionalizmi. Në Shqipëri çështja e detit u kontestua nga socialistët dhe përsëri ruhen dhe çështja është komplekse dhe ka nevojë për një lloj racionaliteti.

“Greqia ka çështjen e detit më tepër problem dhe ka disa ankesa për minoritetin. Çështja tjetër që ka Greqia për këtë çështjen e varrezave, ku ka mungesë transparencë. Pala shqiptare ka më tepër problem çështjen e luftës dhe ligji ka mbetur si një relikë dhe mendohet se do hiqet tani.

Çështja më kryesore është çështja e detit dhe për këtë mund të zgjidhet me anë të ekspertëve të paanshëm. Për çështjen e varreve ka paqartësi sepse këtu ka shumë varreza, por kjo nuk mendoj se është problem.

Edhe çështja e çamëve instrumentalizohet. Çështja çame duhet të trajtohet me gjakftohtësi. Unë mendoj se çështjet mesa vendeve mund të zgjidhen me një lloj arbitri ndërkombëtar” tha Lubonja.

SHKARKO APP