Blasfemia e Muç Nanos me Krishtin dhe Muhamedin: Besimi në Zot është pesë me hiç
Shfaqja e Muç Nanos e mbajtur të premten në Akademinë e Arteve, ka shkaktuar debate.
Kjo, duke qenë se Nano në shfaqje blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin.
Ai e quan Krishtin thjesht një profet, ndërkohë që për të krishterët ai është Zot.
Nano ndërkohë i përshkruan dy të dërguarit e Zotit si “ca njerëz që vinin nga familje të këputura dhe që iu kushtuan predikimit”.
Megjithatë, ai thotë për “Panorama” se me fetë nuk duhet bërë shaka.
Por, për të besimi në Zot është pesë me hiç.
“Unë besoj se besimi në zot për të cilin flasin librat fetarë, është pesë me hiç, por nga ana tjetër e di se njeriu është i brishtë, i pasigurtë, i trembur në këtë e atë jetë, dhe ndaj ka nevojë të besojë.
Por, e keqja nuk është tek ata.
Besimtarët do të ekzistojnë gjithmonë.
E keqja është te fanatizmi”, thotë ai.