Bledi Mane: Do shkoj të vjedhë shpinë e Aneta Ramës, nënës së kryeministrit!

Nga Bledi Mane.

Nje nga edukatoret më fisnike te Tiranes u vodh sot. I shkuan ne banesen e saj modeste dhe ia permbysen gjithçka. Kontrolluan majtas e djathtas dhe me vete hajdutet, morren bizhuterite dhe kursimet modeste te nje pensionisteje. Shtepia kishte me shume libra dhe fotografi sesa para dhe flori.
Dje ne shtepine e mesueses se njohur Liri Gjiknuri nuk shkuan nxenesit katranjozë per hakmarrje, shkuan hajdutet e perditshem qe jane pompuar me refrenin se kush merret me politike ka patjeter thesare te fshehura.
Dhe fundja mire bënë sepse ne i kemi braktisur prinderit tane. Ne kemi filluar nje konkurence makuterie me njerezit qe dhane shpirtin per atdheun edhe ne kohen e kolerës, me gjeneraten qe edhe tani ne pleqeri tregohen korrekte duke paguar fatura energjie, uji, taksa, detyrime ne menyren me racionale te mundur.
Ne hyjme pa teklif ne shtepite ku ngrysin jeten ata qe na linden e na riten dhe ua bejme pershesh kujtimet dhe jeten modeste te tyre.
Ne jemi hajdute te poshter sepse nuk vjedhim ata qe na vjedhin, ata qe hapen bythesh me jeten luksoze ne instagram, ne vjedhim ata qe ende pinë ujë çezme dhe dhallë e jo ata që t’lagin me shampanja. Ata qe mbajne rradhen te Posta per pensionin e muajit, ata vjedhim ne. Ata qe kursejne per te gezuar femije e mbesa e niper, ata grabisim…
Une neser do shkoj te vjedh Anetën, nenen e kryeministrit e cila nuk ka as roje e as kamera te dera e shtepise. Edhe Aneta Rama, edhe ‎Armina Mevlani ne te njejten lagje jetojne por do tregohem cub duke grabitur nje plakë te pambrojtur sepse edhe ligji nuk me kap por edhe nuk dua te kem telashe me cubat e dashnorit te Armines.
Vjedh pak e sakte, vjedh pensioniste per te cilet askush nuk mban pergjegjesi. Jam hajdut frikacak dhe me te dobetit do vjedh.
Mesuesja e nderuar Liri Gjiknuri ra dje pre e grabitesve por nuk duhet te deshperohet, ajo duhet te ndjehet e lumtur. Hajdutet iken si frikacake dhe me vete morren unazen e artë të një martese të artë dhe leket e pensionit. Hajdutet nuk vodhen as kujtimet e bukura te familjes dhe as librat. Ndaj i dashur hajdut nëse ke bythë dhe këllqe, vidh Damianin e jo Lirinë. Vidh Edi Ramën e jo Anetën!!!/Pamfleti/

SHKARKO APP