BEN BLUSHI: TRUMP DAY

Nga Ben Blushi.

TRUMP DAY

Sot është dita kur Donald Trump betohet zyrtarisht si President i Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Gjithë bota është duke pritur cfarë do ndodhë në kohën Trump. A do ketë luftë? A do ketë më pak terrorizëm? A do ketë më shume zhvillim dhe mirëqenie? A do ketë më pak përqëndrim pasurie ne duart e pak njerëzve? A do ketë më pak të varfër? A do ketë rishikim kufinjsh në Ballkan? A do mbështetet projekti i Europës së Bashkuar? Unë besoj se bota ende ka nevojë për lidershipin amerikan dhe sidomos demokracia ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet dhe të përhapet me shpejtësinë e tregut. Amerika është fuqia më demokratike në historinë e njerëzimit dhe nëse nuk do egzistonte do duhej ta kishim shpikur. Presidenti Trump është një produkt i pastër i demokracisë dhe tregut dhe për këtë shkak do ti mbrojë të dyja në dobi të paqes dhe ekuilibrit global. Trump është Presidenti i një bote që pret nje ndryshim. Nuk është Presidenti i të varfërve, por Presidenti i optimizmit të varfër. Nuk është Presidenti i elitës por i ndryshimit që vjen nga lodhja prej elitës. Nuk është vetëm Presidenti i Amerikës është më shumë se kaq. Është një mundësi për të ndryshuar për mirë rendin e punëve në një botë që është shumë keq.

SHKARKO APP