Blushin po e shpallin armik

Nga Çim Peka

Shikoni dhe lexoni se me cfare argumenti refuzohen nga nje deputet socialist, konstatimet e Ben Blushit. (Eshte i njejti deputet qe ka hyre ne tregun e lokal-politikes, si mik i Blushit, Kac Islamit e Ben Malajt. Ky "shok deputet" ka nje talent te pakrahasueshem. Mjeshter per t'u vene ne sherbim te cdo kryetari). Por le te kthehemi tek argumenti qe perdor per te refuzuar konstatimet e Blushit: "90 % e pyetjeve te Blushit, i ben dhe Saliu ne forme akuze". Ky eshte argumenti. Po sikur Saliu te kete te drejte? Kete pyetje as nuk e shtron per diskutim shoku deputet. Saliu eshte armiku. Prandaj dhe Blushi qe mendon (jo vepron) si Saliu, duhet te shpallet armik. Duket qe Blushi do kete fatin e shokeve Islami e Malaj. Te tre ish shok dhe promovues te "shokut deputet". Se fundi shikoni dhe si e kush nga opinionistet e sulmon Blushin. Zheji qe eshte gjithmone me Kryeministrat dhe Stefani qe po i kritikove te majten, i ke prekur aty ku s'duron. Hidhet ne sulm tamam si "luan me lesh". Po si po e kundershtojne Blushin? Dhe argumentat e dy prej "kater klasikeve" te opinionit majtist jane qartesisht bolshevike. Zheji (Marx): "Blushi po godet nen brez Ramen. Nuk sulmohet kryetari ne prag zgjedhjesh". Stefani (Engels): "Varferine nuk e solli i madhi (Rama), e gjeti mes jush". Prandaj sipas tij kush i kerkon Rames ta zhduke varferine sic premtoi ne fushate, eshte armik.

SHKARKO APP