Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bullist i lindur

Forum E enjte, 11 Mars 2021 22:34
Bullist i lindur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Nuk është Dash Shehi rrënimi i shqiptarëve o fyell. Këtej zihesh me robtë se të thonë që Spitali Rajonal në Fier ngjan me stallat e derrave, këtej poston foto të Dashit me gojën mënjanë. Po si stallë dërrash duket. Le të kërcej pupthi edhe Kreshniku me batutën që unë të fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët. Stallë e kaluar stallave, apo atyre që ne i quanim komplekse. U ndërtuan shumë në Myzeqenë tonë në vitet 80-të. Po nga ne ama, nga ne, nga djersa jonë. Por që ta themi copë, ky Spitali Rajonal që po na hapesh bythësh, ti vi anës atyre komplekseve të derrit. Kishe vërtetë qejf t’i shikoje, madje vendosur mrekullisht në natyrë. Se natyra e kafshëve është. Edhe ti ndërto vet një herë, pastaj mburru. I ke nxjerrë arkitektët në pension, montatorët po ashtu, dhe na hapesh barkut me dhuratat e Erdoganit. Këtej hiqesh namusqar i i arkitekturës dhe projekteve kompjuterike. Na mbyte me teatrin e ri dhe prishe historinë kombëtare të artit pa zbardhur dita, duke sharë arkitekturën. Sot është fare e lehte që me një telefon në dorë të bësh çfarë të duash me portretin e një njeriu. Mund t’ja zgjatësh veshët, ashtu siç edhe t’i kanë zgjatur edhe ty, mund t’ja nxjerrësh gjuhën, apo llapën siç na pëlqen ta themi, etj. Mund t’i heqësh rrobat, mund t’i heqësh edhe brekët. Janë avantazhet e teknologjisë. Pra me një telefon celular në dorë, nuk ka rëndësi shumë marka pasi sot janë aty aty. Mendo pastaj me një kompjuter kur ke pas vetes edhe ca snobë të hakerimit a të teknollogjisë që i paguan. Mund të të sjellin në shtrat edhe Merilin Monronë. Po pse kjo është ajo çfarë duan shqiptarët në përgjithësi? Shqiptarët duan punë jo bullizëm. E kanë kokën plot shenja nga bullizmi klasor. Këtë po bën sot ti kryeministri i Shqipërisë me kandidatët e opozitës. I kënaqesh gjuhës jashtë të Grida Dumës, apo gojës mënjanë a plot raki të Dashamir Shehit. Të paktën në gjithë këto kohë të ndyra bulliste, ky duket më me këmbët në tokë për ato që thotë nëpër studiot e Tiranës së lodhur dhe me identitet internacional, me identitet oriental, me gjithçka, veç shqiptar jo. Nëse është e vërtetë që rakia e bën Dashamir Shehin shqiptarin më me këmbë në tokë, qoftë e bekuar pika e saj. Pra ti Edi Rama duhej të shpalosësh një program të mirëfilltë ekonomik ku t’i bindësh fort shqiptarët për më tepër që kërkon një mandat të tretë. Një program a një plan rigjenerimi total i të të gjithë vendit për shkak të firove 8 vjeçare. Ku pavarsisht se ti flet për suksese, shqiptarët mbajnë mend vetëm furgonë televizionesh që shpërndajnë ndihma derë më derë, lali Erin, OJQ-ët, E Shtuna Ndryshe apo fondacionet fetare të të dy krahëve. Thua se problemet e shqiptarëve janë goja mënjanë e Dashamir Shehit? Asesi. Një kronikë e djeshme në një televizion shqiptar, një ilustrim i gjallë i vëllimit poetik Kolla e vdekjes e Musine Kokalarit, mjerim i verdhë, mjerim që të merrte shpirtin…, jepte jetën e vështirë të një familje diku nga fshatrat e Matit. Jetonin në kontenier prej 6 vitesh. I kryenin nevojat personale në qiell të hapur, lanin rrobat në qiell të hapur. Kishin turp nga varfëria. Fare mirë një nga ato gjëndjet e frikshme me rrethinat e Bangladeshit. Ishin njerëz që fati i kishte ndëshkuar. Kurse ti bën art bullist krahasues, gjuha e Gridës, goja mënjanë e Dashit, syzet dhe emri i Markut a ku di unë. Je kryeministri i shqiptarëve o fyell, jo i Dashit dhe Gridës. Dhe mjerë ata që të kanë aty. Se je pikërisht në atë gjëndje, kur robi kujton se edhe pordhët i ka me mend. Vetëm armët të kanë mbetur pa i marrë, por me sa duket, po vazhdove kështu edhe do i nxjerrësh një ditë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.