Bushati: Ndërkombëtarët po i thonë Ramës, timonier të mbaruan alibitë!

Placeholder Image

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka komentuar deklarate e bujshme të ambasadorit Lu për krimin e organizuar në vend.

Sipas Bushatit, ndërkombëtarët e kanë rritur presionin ndaj Ramës, dhe sot po i tregojnë atij se nuk i kanë mbetur më alibi. Bushati u shpreh se Rama dhe propaganda e rilindjes, përpara zgjedhjeve, fitoi kohë duke servirur kokën e Saimir Tahirit, për të thënë se ai vetë nuk është i lidhur me krimin, dhe prandaj largoi Tahirin.

“Rama edhe përpara zgjedhjeve, fitoi kohë me Saimir Tahirin, duke thënë nuk jam unë njeriu i lidhur me krimin por Saimir Tahiri, dhe unë po e heq”

Bushati foli edhe për bandat në mandatin e parë të Sali Berishës, për të treguar se kur qeveria ka vullnet për goditjen e bandave, kjo është mjaft e thjeshtë, edhe pse më vonë Berisha u bashkua me krimin. Ndërsa sot, jemi në fazën kur qeverisë i duhen kriminelët për t’i përdorur.

SHKARKO APP