Cështja Tahiri është shumë e thjeshtë: Lëreni drejtësinë të vendosë!

Nga Kastriot Islami
Tahiri është cilesuar gjate ketyre diteve, si edhe me pare, me epitete nga me te ndryshmet; deri edhe nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, qe do ta cilesonte një “dru te shtrëmbër” ne stiven e druve te shendetshem te Rilindjes. Cilesimet e ketyre diteve lidhen me marrëdhëniet e tij të dyshuara me Habilajt, një pjesë e të cilëve janë arrestuar nga autoritetet italiane si dhe “veprimet apo mosveprimet” e ish-ministrit të brëndshëm lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës. Të gjitha këto janë formuluar si “dyshime të arsyeshme” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vërtetësinë e të cilave do ta përcaktojë vetëm Gjykata dhe askush tjetër. Madje edhe vetegjykimin e Tahirit qe ka pranuar se ka kryer vetëm “gabime morale” apo më shumë se kaq e ka të drejtë vetëm Gjykata ta vendosë. Nëse Prokuroria nuk ka “prova dhe fakte” për të mbështetur “dyshimet e arsyeshme” kjo është një rrethanë favorizuese për të “akuzuarin” kur cështja do të ballafaqohet vetëm pas 48 orëve në Gjykatë. Sepse Tahirin as mund ta arrestojë, as ta burgosë, aa ta lirojë, as ta nxjerrë të pafajshëm, as Rama, as maxhoranca, as opozita, dhe askush tjetër, vecse Gjykata.
***
Mund të ketë disa të “vërteta”, të Tahirit, të Ramës, të maxhorancës dhe të opozitës, por në një shtet të së drejtës e “vërteta absolute” përcaktohet vetëm me vendim të Gjykatës dhe pas këtij vendimi, të tjerët duhet të heshtin, ose më saktë duhet ta pranojnë ate si te “vërtete absolute” pavarësisht se mund të kenë komentet e tyre. E thënë me shkurt e shkoqur: Politika, më saktë parlamenti, nuk ka asnjë tagër të gjykojë “dyshimet e arsyeshme” te prokurorise, aq më pak ti hedhë poshtë, sic nuk ka asnjë tagër të japë dënim mbi bazën e tyre apo ta prezumoje te fajshem. Këtë të drejtë e ka vetëm dhe vetëm gjykata.
***
Për individët me imunitet, deputetët, ministrat, e tjerë, apo thene ndryshe personat VIP, ndaj të cilëve organi kompetent ka “dyshime të arsyeshme” janë bërë ndryshimet kushtetuese të tilla që e sjellin individin me imunitet apo personin VIP, për cështje të korrupsionit dhe të implikuar në afera serioze(trafiqe, bashkëpunim në aktivitete kriminale, abuzim me detyrën që con në korrupsion, e tjerë), në kushte trajtimi te njejta me individët te zakonshëm ndaj të cileve prokuroria që ka kryer hetime dhe ka arritur të formulojë “dyshime të arsyeshme”, vepron menjëherë, madje deri në arrest apo me masa te tjera ndalimi, nderkohe qe vendimin përfundimtar për masën e sigurisë (arrest, arrest në shtëpi, e tjerë) e merr gjykata brenda 48 orësh.
Ky ka qënë thelbi i ndryshimeve kushtetuese që në publik njihen thjeshtë si “heqje e imunitetit” të personave të rëndësishëm VIP. Madje kur është diskutuar kjo cështje qëndrimi i partnerëve perëndimorë, që asistojnë Ministrinë e Drejtësisë, ka qënë për heqjen e plotë të mbrojtjes/imunitetit ndaj personave të rëndësishëm VIP (deputetë, ministra, e tjerë) nëse ata akuzohen për “korrupsioni, terrorizëm, implikim në veprimtari të krimit të organizuar”, në kuptimin që edhe personat VIP mund të arrestoheshin nga prokuroria si personat e zakonshëm. Dhe kjo kërkesë lidhej pikërisht me “abuzimin”/keqinterpretimin e pozicionit te kuvendit, që mund të ndodhte, sic po ndodh aktualisht, qe mund te shoqerohej me nje “gjykim e vendim” politik të parlamentit në favor apo kundër kërkesës së prokurorisë në varësi të interesave politike të maxhorancës.
E thënë më shkoqur: Parlamentit i është lënë vetëm e drejta ti “hapë rrugën drejtësisë” ndërkohë që “dyshimet e arsyeshme” të Prokurorisë do të ballafaqohen vetëm në Gjykatë, duke i lënë vendimin përfundimtar vetëm Gjykatës, në kuptimin që Kuvendi nuk ka dhe nuk duhet te ketë asnjë tagër për të penguar këtë proces mes Prokurorisë dhe Gjykatës.
***
Ky është standarti europian dhe perëndimor për një shtet ligjor, që është anëtar i NATO dhe kërkon të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Respektimi i këtij standarti është kriteri minimal për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Cdo devijim nga ky standart do të ishte me pasoja apo më saktë një pengesë e re për të ardhmen e procesit të anëtarësimit në BE. Sigurisht në perspektivën afatshkurtër, për interesa të ngushta politike, anashkalimi i këtij standarti mund të dukej me përfitime politike, por në afatmesëm e afatgjatë, me siguri që kjo shkelje e standartit perëndimor do të kthehej në një bumerang edhe për këto interesa. Dhe që nga ky moment partnerët e rëndësishëm do të ngrinin shumë pikëpyetje për vullnetin e maxhorances dhe deri te gjithe klasës politike për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet, e tjerë dhe për të zbatuar një reformë drejtësie të standarteve perëndimore.
Syri.net

SHKARKO APP