Cili ishte Paul Julius Reuter, themeluesi i “Reuters”, ai që nisi dërgimin e lajmit me pëllumba?
Sot mjafton një klik për të dërguar një lajm, por më shumë se një shekull më parë do të ishte Paul Julius Reuter ai që revolucionarizoi dhënien dhe shpërndarjen e lajmit duke përdori pëllumbat. Kjo kureshti nuk bën ndonjë ndryshim në njohjen tonë se si lindi dhe progresio fjala, lajmi, se si u informua opinioni, por rëndësinë që mori koha në vlefshmërinë e informimit.
Paul Julius Baron von Reuter (21 korrik 1816 – 25 shkurt 1899) ishte një sipërmarrës dhe pronar i mediave britanike me origjinë gjermane, themeluesi i agjencisë së lajmeve Reuters. Lindur në një familje hebreje si, Izraeli Beer Josaphat. Ai e ndryshoi emrin kur u transferua në Angli duke u konvertuar në katolik dhe pagëzuar me emrin, Paul Julius Reuter. Për arritjet e tij ai mori gradën e baronit, pas së cilës u bë i njohur si Paul Julius von Reuter ose Paul Julius de Reuter. Inovative dhe depërtuese në lidhje me fushën e zhvillimit të komunikimit dhe mediave masive, Reuter ka punuar shumë për të zhvilluar kompaninë e tij. Në fillim ai e kuptoi nevojën për të sjellë lajmet sa më shpejt të jetë e mundur për publikun, duke përdorur pëllumba zgarë për të kapërcyer një hendek në linjat telegrafike dhe duke përdorur linja telegrafike nënujore sa më shpejt që ato u instaluan.
Albert Vataj