Çlirim Gjata: Pandemi dhe krizë ekonomike, por Rama merret me kaseta
Nga Çlirim Gjata –
Në këto ditë pandemia ka dalë jashtë kontrollit dhe shifrat po rriten përditë. 602 persona të infektuar në 24 orët e fundit dhe 8 viktima.
Ekonomia po shkon drejt kolapsit dhe sa më poshtë shkon ekonomia aq më lart po ngrihet edhe papunësia. Ndërkohë që, në kapitalizëm duhet të ndodhë e kundërta.
Gjëndja e spitaleve, veçanarisht ato infektive është e tillë sa, më shumë kemi autoambulanca me të sëmurë, se shtretër. 8 deri në 10 ditë vonon përgjigja e tamponit, pra kaq duhet presësh, që të mësosh nëse je a s`je me covid. Pastaj kudes mos vraswsh vehten.
Sot Ministria e Shëndetsisë i preu ndihmën ekonomike prej 100mijë lekësh të vjetër një shtetaseje e sëmurë me të meta mendore(e sa të tjera ndihma ekonomike të këtij lloji e niveli janë ndërprerë:pa fund).As që flitet e jo më të pritet, për ndonjë paketë ndihme financiare për biznesin, njerzit në nevojë, apo shtresat vulnerabël.
Poor, por, qeveria ka vendosur në buxhet, që tu japë edhe ca dhjetra miliona euro të tjera për inceneratorët a thua se nuk mjafton ajo mega vjedhje e madhe që është bërë deri tani.
Këtu nuk po ndalojmë të krimi, as te rendi që të vetmin sukses ka gjobat për maskat, as te droga që ka mbuluar vendin, as te mosfunksionimi i drejtësisë.
Madje nuk po ndalojmë, as të problemet tona kombëtare, ku duhet të jemi unitarë, për shkak të asaj çfarë po ndodh në Hagë. E larg qoftë të flasim për negociatat.
Poor, por, po shtrojmë një pyetje: Çfarë po bën Kryeministri në këtë situatë??
Sipas asaj që shohim në parlament dhe atyre që paraqesin një pjesë e mediave(ato që e lejojnë karvanin e qeverisë të ecë përpara) kryeministri po merret me zbulimin e shtëpisë së verdhë; me kasetën e Bellanicës; me raportin e Dick Martit, kush e votoi e kush jo,etj.,etj., etj..
Për këto do të ngrejë një komision hetimor parlamentar.
Po për ata 602 persona të infektuar në 24 orët e fundit dhe 8 viktima?? Kryeministri nuk merret me gjëra të vogla si vdekja e shtetasve të vet, por me gjëra të mëdha si kasetat e para 20 viteve.
P.s.-Ditën që ish drejtuesit e UÇK-së dolën para gjyqit në Hagë, Kryeministri Edi Rama nëshkroi marrveshje me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Këtë nuk ka as komision e as kasetë që e fsheh dot.