Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Colin Farrell: Mediat sociale po na largojnë nga intimiteti dhe interesimi për të biseduar

Forum E hënë, 3 Korrik 2023 10:15
Colin Farrell: Mediat sociale po na largojnë nga intimiteti dhe interesimi për të biseduar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Cristiana Allievi

Nga njëra anë, ai jep shumë pak intervista. E bën këtë për të mos rilexuar çdo herë një të kaluar, për të cilën ka punuar shumë për ta lënë pas. Por nga ana tjetër, njeriu që ka 20 vite që ka flirtuar me telashet (alkool dhe drogë, paparacë dhe video seksuale që përfunduan në rrjet) është si një përrua i vrullshëm kur flet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 12 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 15 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 17 orësh

Colin Farrell është një burrë plot jetë dhe gjëra të mira për të ndarë me të tjerët, dhe ditën e intervistës tonë ai është i veshur me ngjyra të çelura, i mban flokët shkurt dhe është në humor të mirë. Njeriu që është përndjekur kaq shumë nga fotografët saqë vendosi të vishte një bluzë ku shkruhej “Lëreni rehat Colin!”, një gjetje që pati aq shumë sukses saqë u shndërrua në një linjë veshjesh, ka arritur sot të zbulojë një të vërtetë të rëndësishme, e cila e ka bërë akoma më të pjekur: “Vetmia është gjithnjë e më thelbësore për mua, dhe këtë e zbulova falë pandemisë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikërisht në vetminë e ishullit Inishmore, ishullit më të madh në arkipelagun irlandez Aran, ai xhiroi filmin i cili tashmë i ka dhuruar Coppa Volpi në Venecia dhe një Golden Globe, dhe me shumë gjasa këtë muaj do ta çojë në fitimin e Oscarit të tij të parë.

Filmi “Shpirtrat e ishullit” tregon jetën në një vend, ku përveç gjelbërimit të shumëpërhapur, nuk ka shumë gjëra që mund të bëhen. Aty ka vetëm një pijetore dhe një komuniteti banorësh shumë të mbyllur dhe fanatikë. Në këtë ambient, Padraic (Farrell) është një burrë që kujdeset për gomarin e tij prej vitesh, dhe Colm (Brendan Gleeson) është një mik i përjetshëm që befas nuk dëshiron më ta shohë apo të flasë me të.

“Nuk të dua më”, “Nuk jam më shoku yt” janë frazat që lëndojnë thellë. Çfarë mendoni për një komunikim kaq të drejtpërdrejtë?

Unë mendoj se njerëzit përdorin një gjuhë “brutalisht të ndershme” për të justifikuar të qenit mizor dhe të poshtër. Nga ana tjetër, konstatoj se ka një poshtërsi edhe në mos-komunikimin e së vërtetës së asaj që dëgjojmë.

Në këtë rrugë drejt komunikimit të ndjenjave, ku jeni ju vetë?
Edhe pse jam 46 vjeç, po mësoj ende si të shpreh mendimet dhe nevojat e mia, dhe kjo vlen për miqësitë, marrëdhëniet romantike dhe marrëdhëniet me dy fëmijët e mi. Dua të jem i sinqertë dhe të shprehem me dashuri, por kjo nuk i lehtëson gjërat, përkundrazi.

Cila është gjëja më e rëndësishme që keni kuptuar mbi marrëdhëniet njerëzore?
Që shumë shpesh e harrojmë se përgjegjësia në një marrëdhënie bie 50 për qind mbi ne. Nëse e harrojmë këtë koncept ky është një problem serioz.

Ndërprerje e një marrëdhënieje apo përpjekje për ta ndryshuar atë nga brenda:cilën rrugë do të zgjidhnit ju vetë?

Unë nuk jam një adhurues i madh i të kundërtave, të drejtës dhe të gabuarës. Të gjithë jemi dakord se nuk është e përshtatshme të lëndosh dikë me vetëdije dhe ta shijosh dhimbjen e shkaktuar. Por ndërkohë besoj se ndonjëherë, nëse bëj vërtet zgjedhjen më të mirë për vete, ajo nuk përputhet domosdoshmërisht me atë që do të donin njerëzit në jetën time.

Një ekuilibër shumë delikat…

Shumë i vështirë, sepse në thelb të gjithë ne mendojmë se lumturia dhe gëzimi i të tjerëve varen nga ne. Në fakt duhet të dish të durosh trishtimin, të shkosh përtej kësaj skeme. Por unë mendoj se të rinjtë janë më të aftë t’i thonë disa gjëra njëri-tjetrit dhe të mbeten miq.

Për Padraic, gomari i tij është shumë i rëndësishëm. Keni edhe ju të njëjtën ndjenjë ndaj kafshëve?

Kafshët janë të sinqerta, nuk janë as konceptuale dhe as “me 2 standarte”. Ato janë thjesht të pranishme në jetën tënde, janë të natyrshme. Po ju tregoj një histori të pabesueshme. Burri i vëllait tim Eamon, Steve, kishte melanoma. Kur e mori vesh, kuptoi se qeni i tij kishte 1 vit e gjysmë që sillej gjithmonë rreth tij, duke e nuhatur pikërisht zonën e trupit ku e gjetën masën kanceroze:pra qeni e nuhati helmin e kancerit.

Gjashtë muaj pas diagnozës, qeni u sëmur me të njëjtën sëmundje si Steve, melanoma. Kjo tregon një ndjenjë të atillë ndjeshmërie që i nxit kafshët të reagojnë ndaj asaj që ndodh. Ato kanë një mënyrë shumë thellë për të jetuar të tashmen, të cilën ne njerëzit e shpërdorojmë duke e intelektualizuar jetën tonë, për shkak të egos, krenarisë dhe frikës.

A keni pasur ndonjëherë një përvojë të ngjashme me atë të Padraic, ku dikush shkëputet me ju në mënyrë të dhunshme?

Jo në atë mënyrë, që është e tmerrshme, dhe unë nuk e mendoj se i kam investuar ndonjëherë emocionet e mia në një drejtim të tillë. Megjithatë po përshkruajmë dhimbjen, dhimbjen nga izolimi, që shfaqet në forma të ndryshme. Mund ta krahasoja me vdekjen e gjyshërve të mi.

Meqë po flasim për izolimin, a po na tjetërsojnë mediat sociale?

Ato po na largojnë nga intimiteti dhe interesimi për të biseduar. Mua më pëlqejnë bisedat, edhe nëse ndonjëherë mendimet dhe ndjenjat na shtyjnë të gjykojmë shumë shpejt, shkëmbimi i ideve me dikë që është i gatshëm ta ndryshojë mendimin e tij është diçka e shkëlqyer.

Çfarë mendoni për zëvendësimin e bisedave me teknologjinë?

Është një varfërim i madh. Edhe sepse nëse është e vërtetë që të gjithë jemi të prekur nga një lloj vuajtjeje, është gjithashtu e vërtetë që duke biseduar, ne kemi mundësinë të ndajmë gëzimin. Dhe ta bësh këtë gjë është shumë bukur./Bota.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 4 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 5 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 10 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 13 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 11 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.