Çpo ndodh me Tahirin? Gjenden 800 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit
Nuk ndalon Saimir Tahiri si lajm. Prokuroria e ka nën hetim. Ndërkohë bëhet e ditur se janë kapur 800 mijë euro cash në një makinë në Elbasan bashkë me dy patenta të ish-ministrit Tahiri. Çfarë donin bashkë 800 mijë euro me patentat e Saimir Tahirit?
Ku po shkonin 800 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në një makinë që nuk është e Tahirit? Rastësi është që patentat dhe eurot ishin bashkë ?! Apo ishin për tu fshehur eurot, diku?
Kjo është një çështje të cilën prokuroria e Elbasanit po e heton. Por burime që nuk duan të prononcohen zyrtarisht thonë nën zë, se shuma e parave është shumë herë më e madhe se sa u deklarua. Bile ndodhet edhe një patentë e gruas se ish-ministrit.
Do të jetë prokuroria e cila do ta sqaroj përbashkimin e eurove me patentat, pasi nuk mund të akuzohet ish-ministri pa patur një vendim drejtësie, por dyshimet janë e drejtë e gjithëkujt. Prap del pyetja natyrshëm: Si ka mundësi që janë gjendur patentat e ish-ministrit me eurot në një makinë?
Burime thonë se këto patenta për mjet lundrimi tip ‘Skipper’ u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen. Por pasdite doli skandali.
Dy patentat e Tahirit ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donin në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A mos ndoshta këto patenta dhe kjo shumë parash po zhdukeshin për llogari të ish-ministrit të Brendshëm?
Prokuroria po heton që cilit numër i ka telefonuar shoferi i cili nuk ndaloi postbllokut të policisë dhe që u ndoq derisa u arrestua? A ka telefonuar babain e tij apo shoferin e Tahirit? Apo vetë ish-ministrin Tahiri? Po hetohet dhe të martën mendohet se do ketë surpriza, pohojnë burime të ministrisë së brendshme që nuk kanë asnjë lidhje me klanin Tahiri në ministri.
Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.
800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit bashkë në makinë
Zbardhet dëshmia e biznesmenit që u ndalua nga policia e Elbasanit më 1 nëntor pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve.
Biznesmeni O.S. u kap me 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.
“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni.
Por dyshimet janë se këto nuk ishin për pagesë, por për tu fshehur dhe kishin ardhur nga Kodra e Diellit në Tiranë.
I arrestuar me 800 mijë euro në makinë si dhe dy patenta të Saimir Tahirit, Orest Sota, djali i Lefter Sotës, botuesit i Tirana Observer është marrë në mbrojtje nga avokati Artan Hajdari.
Ky i fundit është avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, Hajdari mbrojti publikisht Tahirin.
Orest Sota është i arrestuar në Policinë e Elbasanit dhe ka kërkuar që të mbrohet nga avokati, Artan Hajdari.
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/cpo-ndodh-me-saimir-tahirin-zbulohen-patenta-te-tij-per-mjete-lundrimi/