DASH s’thotë të vërtetën. Këtu biznesmenët nuk kërcënohen, por rrihen

Nga Ylli Manjani-

Po ç’është ky raport i DASH, që thotë se “…. në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!”

Nuk është fare e vërtetë!

Ata nuk kërcënohen, por thjesht shalohen në dru!

Nuk i lanë brinjë pa i thyer investitorit Libanez, që ka ndërtuar mrekullisht Port of Montenegron.

Donte të ndërtonte edhe këtu, por e rrahën! E copëtuan fare!

Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atë kohë e në kët kohë) nuk morën dot asnjë masë!

Gjyqet civile që lidheshin me bisnesin e këtij investitori, jo vetëm që se mbronin, por e përzinin!

Gjykatësja që mori vendimin e çuditshëm, ishte dhe eksperte e reformës në drejtësi. (E reformës që DASH na e mbështeti)
Nuk është çudi ta kalojë edhe vettingun…

Le pastaj reagimi i Kryeministrisë!
I ndyrë sa më ska! Mbrojtën të gjithë shpurën e personave përgjegjës, ndërkohë që bisnesmenit të rrahur i çonin lule…

Ndaj them që raporti i DASH nuk thotë të vërtetën ULËRITËSE!

SHKARKO APP