Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dedikim prekës i Drejtorit të Senatoriumit për mjekët që po sakrifikohen

Forum E mërkurë, 25 Nëntor 2020 20:23
Dedikim prekës i Drejtorit të Senatoriumit për mjekët që po sakrifikohen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Prof. Dr. Perlat Kapisyzi, Drejor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

Do vijë një ditë kur në fjalorin tone “ kohë kovidi “ do të përdoret nga të gjithë ne për të shprehur momente dhimbjeje, dëshpërimi, trishtimi, vuajtjeje… ankth, ndjesi, të cilat që prej një shekulli njerëzimi nuk i kish përjetuar…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

E kur të thonë “ si në kohe kovidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me kovid19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijra jetë, për të rikthyer me qindra mijra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra mijëra shpirtra të lënduar, për të flakur tej ankthin mundues, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak deri dhe jetën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I gjithë personeli, sanitarë , infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë ,shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj kane punuar me një devotshmëri, disiplinë sa shembullore, aq edhe modeste. Ashtu, të heshtur, pa u ankuar, duke u përballuar çdo minutë me dhimbjen qe të shkakton humbja e jetës… me lotët e lamtumirës për ata pacientë, të cilët i kane mjekuar, ushqyer, përkujdesur, larë e pastruar me ditë të tëra …

Por gjithsecili nga ne, “personeli shëndetësor kovidian “, do te ruajë thellë në shpirt dhe s’ka si t’i harrojë shikimet plot shpresë të pacienteve tanë, luftën, përpjekjet që ata bënë në emër të jetës . Dhe shpresa e tyre na jep më shumë forcë, i mposht dhimbjet që na shkaktonin dhe shkaktojnë kalvari i vuajtjeve të tyre.

Si asnjëherë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka qenë kaq i mbushur, ku dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë.. maska oksigjeni.. sonda nazale oksigjeni të kapërthyer me njëra-tjetrën tek i njëjti i sëmurë, fluksometra që pluskojnë vazhdimisht shpresën për jetën.. maska aparatesh BiPap, ventilatorësh dhe respiratorësh të shpërndarë në të gjithë spitalin, krevate me pacientë që shkojnë e vinë nga kabinetet e ekzaminimeve, karroca transporti ushqimesh për pacientët, personel që lëviz pa pushim, si detaret para stuhisë, duke i dhënë atij tashmë edhe formën e një shërbimi intensiv të stërmadh prej 250 të shtruarve…

Veshjet munduese anti kovid na mprehën shikimin, pacientët na shikojnë drejt e në sy na njohin nga “ dritaret e shpirtit” përmes të cilave shkëmbejmë shpresën, kurajën, por kurrsesi vuajtjen apo dhimbjen që diçka s’po shkon mire… Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje! Sy plot lutje , shpresë e gëzim kur ndjehen më mirë.. por tek disa kjo sëmundje e mallkuar fillon dhe turbullon ndriçimin e jetës…kthjelltësinë e mendjes..

Si kurrë ndonjëherë sot pacientët, familjarët e tyre komuniteti, por edhe ne, personeli shëndetësor “kovidian” kemi të domosdoshëm mesazhe që na mbështesin, na japin shpresë, forcë, që na lehtësojnë dhimbjet, vuajtjet, që te na thajnë lotët e ikjes dhe të na bëjnë të burojë vazhdimisht tek ne gëzimi për jetën.

Ky virus i mallkuar ka treguar që deri tani është shumë i shpejtë, tinëzar…në ndonjë rast nuk kemi shpejtësinë e tij…por duke i vënë pengesa mund dhe duhet ta ndalim në emër të jetës.

Personeli shëndetësor në vijën e parë të zjarrit i vetëm nuk mund t’ia dalë… na duhet ndihma e skalioneve të dyta – komunitetit mbështetës, medias, politikës besimplotë tek personeli shëndetësor, duke mbajtur maskat, distancimin fizik dhe bërë jehonë triumfit të jetës mbi vdekjen.

“Kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje,

Kush na bën të ndihemi me prit ne te ardhmen

Kush na bën që të jemi krenarë me jetu

Shpresa është përgjigje” (Amores)

Se bashku shpresa gjallon ,rritet, forcohet shpërndahet kudo me jete të shpëtuara.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.