Dil Sokol! Dil e folu shqiptarëve!

 

Nga Turjan Hyska

Dil Sokol! Dil e folu shqiptarëve!

Dil e foli namuzgjarëve të skandalizuar, e pyeti: “Po tani që ma patë, u prish bota? Po grate ç’ju thanë kur ma patë? U skandalizuat bilateralisht? A ja nisët me vrap komshinjve në “Ëhatsapp”, që të skandalizoheshin edhe ata? S’ju zuri gjumi? Ju kapi një ndjesi ankthi, he? Filluat të kontrollonit lap-topin, celularin, aparatin, he?

Ja, ju bëri punë që ma patë!”

Dil Kol, dil!

Dil e thuaju kolegëve që janë vetullvrenjtosur: “More shokë, more miq, more të moralshëm! Më vjen keq që u detyruat e ma patë! Ma nxorrën pa leje! Shpresoj ta harroni shpejt… Po deshët mbajeni mend, se atë që keni në mendje nuk ua nxjerrin dot në internet… Rëndësi ka morali!”

Por mos harro t’i pyesësh kolegët, Kol: “Ore, gratë si i keni, se u bë kohë që nuk ua shohim, njohim vetëm dashnoret!”

Dil Kol, dil dhe fol!

Foli atyre që janë të neveritur, të revoltuar, të acaruar, të mërzitur, të lënduar e të cënuar në moralin e tyre…

Dil e thuaji: “Më falni që bëra krim! E di që s’ma falni dot! Më vjen keq që nuk vodha, që nuk ju mashtrova për 25 vjet, që nuk ju futa në burg për mospagesë dritash, që nuk ju vrava në bulevard, që nuk ju lashë pa bukë, pa të ardhme, pa asnjë kacidhe! Se këto do të mi falnit… Jam i bindur!”

Dil O Kol e thuaji gjithë shqiptarëve: “O e dashur gjykatë e pakorruptueshme popullore, përtej dashurisë apo urrejtjes që keni për atë që bëj në ekran, edhe unë gazetari i suksesshëm, cinik, provokativ, sherrxhi… brenda vrimës sime të çelësit kam një jetë timen! Kam qejfet e mia, ankthet, frikërat, pasionet, e mbi të gjitha hallatet e mia!!!

Por mos harroni që prapë brenda vrimës sime të çelësit kam edhe një familje, kam dy fëmijë, kam një baba, kam një nënë, kam vëllezër! Ditën që do të hyjnë me dhunë në vrimën e çelësit tuaj, do të më kujtoni… Deri atëhere , më vjen keq që ma patë, por ma nxorrën PA DËSHIRË!”

SHKARKO APP