Dilema e prillit që shkoi
Nga Arben Isaraj
"Çdo shenjtor ka një të shkuar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme" – Oscar Wilde.
Mjaftoi një "raketë" Scud qeveritare e Kosovës, që ky muaj për cudi të niste me një "luftë" idiote mes shqiptarësh të Kosovës e Shqipërisë.
Scud-i i Kosovës ishte ende në qiell të pastër, kur u "shkërmoq" nga "raketat" Patriot, të pseudopatriotëve, ish zyrtarë të Tiranës, që e "shkrinë" pasurinë e tyre për "vendlindjen që thërret".
Casus belli tek Scud vs Patriot : Kush e cliroi Kosovën ?
Ju apo Ne ?
Harruan të bënin vetëm dy pyetje.
Të parën NATO-s, se kush e cliroi Kosovën ?
Dhe të dytën vetes, se përse u vra Azem Hajdari ?
Pastaj, në anën tjetër plasi "beteja" politike.
Miku që të do të mirën , kërkon që "Strategu" t'i japë romancës qeverisëse pak realizëm, e ca "stratos" të tjerë i kërkojnë "Kritikut", për t'i dhënë realizmit qeverisës pak romancë.
E në fund, mbetet njeriu mbi parimin.
Të gjithë duket se pëlqejnë personat më shumë se parimet, apo më keq, pëlqejnë personat pa parime më shumë se çdo gjë tjetër në botë.
Prandaj janë ende tek dilema, se për të dënuar krimin e kriminelin (edhe të politikës), duhen vetëm provat apo dhe motivi ? Apo të dyja bashkë ?
Deri tani, lëvizja gjithcka, qëllimi asgjë.