Diplomaci e ndryshkur!

Nga Zef Bushati

Takimi i organizuar me ambasadorët në Tiranë është një luks i tepruar për nga kostoja financiare. Presidenti, kryeministri, ministrat e kushdo tjetër, i kanë të gjitha mundësitë për t’u drejtuar ambasadorëve me një diskutim nëpërmjet postës elektronike, ku mund të trajtojnë çështjet që ata mendojnë se duhet ti dinë, e ti kenë parasysh ambasadorët në realizimin e detyrave të tyre. Madje udhëheqësit mundet të kërkojnë edhe mendimin e ambasadorëve rreth diskutimit, për realizimin sa më mirë të porosive të tyre. Takimet spektakolare me ambasadorët në Tiranë janë një propagandë e vjetruar, për të cilën askush nuk ka nevojë. Ajo ç’ka duan të dinë e të shohin shqiptarët, janë rezultatet konkrete. Natyrisht që edhe puna e një ambasadori ka tregues, matet nga rezultatet.

Njërin prej këtyre rezultateve e zbuloi në një deklaratë të fortë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kur u tha ambasadorëve se: ”Asnjëri prej jush fatkeqësisht nuk ka sjellë asnjë investitor në Tiranë që ka dëshirë të investojë në Shqipëri, e jo më pastaj të më bezdisni duke më kërkuar që të pres investitorë të ndryshëm”!! Asnjë reagim nga asnjë ambasador. Heshtje. Kjo e vërtetë quhet skandal për punën e një ambasadori. Mendova se të nesërmen kjo deklaratë e z. Ahmetaj do përbënte lajm dhe do ta shikoja në faqen e parë të gazetave apo të televizioneve por çuditërisht asgjë. Gazetat vazhdojnë me investigime dhe komente rreth fjalëve të Kryeministrit Rama. Ministri Ahmetaj dhe Kryeministri Rama edhe në këtë rast ishin në të njëjtën linjë por kishin ndërruar rolet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësaj radhe në takim me ambasadorët, Rama ishte më i butë ndërsa Ahmetaj më i ashpër. Por gjithsesi deklarata e z.Ahmetaj kishte vend për tu pasqyruar në media dhe ambasadorët për të reflektuar. Por asgjë. Si mbas çdo takimi heshtje dhe rikthim i ambasadorëve shqiptarë në kryeqytetet e shteteve për të vijuar rutinën: Pjesëmarrje në festat kombëtare të ambasadave dhe info në Ministrinë e Jashtme për personat e takuar: Çfarë më tha e çfarë i thashë. Vazhdon varianti enverist i diplomacisë shqiptare i ndryshkur nga vitet. Nuk është numri i faqeve të letrave treguesi i punës së një ambasadori, veçanërisht sot, kur prej tyre kërkohet dinamike që të realizohet kërkesa e Kryeministrit për një diplomaci ekonomike. Madje edhe realizimi i vizitave te Presidenti dhe Kryeministri në shtete të ndryshme, pa u shoqëruar me firmosje të marrëveshjeve bilaterale në fushat të ndryshme të ekonomisë, industrisë, bujqësisë, me interes reciprok, nuk është një detyrë e plotë dhe e realizuar e ambasadorit por përsëri dhe kjo mbetet brenda punës rutinë të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama nuk kërkon punë rutinë por diplomaci aktive, “agresive”, ekonomike, për të ngjallur interesin e investitorëve të shteteve ku ambasadorët janë të akredituar për investime në Shqipëri. Po jap një shembull. Thuajse në të njëjtën kohë Kryeministri Rama zhvilloi vizitë zyrtare në Itali dhe Presidenti Turk Erdogan vizitë zyrtare në Serbi. Në përfundim të vizitës Erdogan u kthye në Turqi me një tufë marrëveshtje të nënshkruara, ndërsa Kryeministri Rama përveç takimeve nuk nënshkroi asnjë. E pra…kjo është puna e ambasadorit, e diplomacisë, të realizojë marrëveshtje bilaterale në fushën ekonomike, të bindë investitore të investojnë në Shqipëri, të organizojë takime pune me biznesmenë shqiptarë në vendin ku është ambasador, të organizojë takime të biznesmeneve shqiptare nga Shqipëria në shtetin ku kryen misionin. Nëse Shqipëria nuk ka marrëdhënie të ngushta me shtetet fqinje përgjegjës kryesor është ambasadori, nëse Shqipëria nuk përfiton nga Organizatat si UNESCO etj.

Përsëri përgjegjës është ambasadori, nëse nuk vijnë investime nga shtete të zhvilluara, nësenuk propagandohen arritjet e Shqipërisë, nëse nuk flitet për historinë e shqiptarëve, për personalitetet botërore shqiptare,etj. përsëri ambasadori është përgjegjës. Nëse ambasadorit nuk i skuqet faqja nga kritikat e Kryeministrit, nga kritikat e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, të emigrantëve, tregon se është i paaftë, që fytyra i është bërë shollë dhe kjo lloj fytyre nuk i shërben diplomacisë dhe aq më pak Shqipërisë. Koha e rilindjes nxiton dhe një diplomaci të ndryshkur, që e ka të vështirë ta ndjekë nga pas. Kjo kohë reformash duhet domosdoshmërisht të prekë edhe diplomacinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?